By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
Kosovë

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

admin
Last updated: 17/08/2026 12:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave për terapitë e pacientëve me kancer, duke thënë se qindra pacientë po detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre.

Përmes një postimi, Zemaj ka kritikuar menaxhimin e furnizimit me barna, duke theksuar se për këtë qëllim janë ndarë miliona euro përmes procedurave tenderuese.

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi, në mungesë të tyre, edhe pse për furnizim me barna janë dhënë miliona euro përmes tenderëve”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka akuzuar pushtetin për krijimin e, siç e quajti, një monopoli në sektorin farmaceutik, nga i cili sipas tij përfitojnë kompani të caktuara.

Zemaj ka pretenduar gjithashtu se këto kompani janë të lidhura me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka kritikuar mungesën e barnave për pacientët.

“E kemi thënë vazhdimisht se ka para më shumë, por ka monopol të madhë, nga i cili ka fitime të mëdha për kompani të veçanta farmaceutike të lidhura me pushtetin, direkt me udhëheqës në MSh, e ish vartës të këtij sektori jetik, ndërsa për pacientët ka shumë më pak barna dhe, sigurisht, kjo është barrë e rëndë për familjet e tyre e gjepin e varfër të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar ai.

Zemaj e ka lidhur këtë çështje edhe me situatën politike në vend, duke pretenduar se shumica parlamentare nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit, pasi, sipas tij, nuk dëshiron mbikëqyrje dhe llogaridhënie për mënyrën se si menaxhohen fondet dhe shërbimet publike. /Telegrafi/

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, 3 të dyshuara dhe 3 viktima!
Next Article Berisha: Zjarret jashtë kontrollit, qeveria asnjë qindarkë për zjarrfikësit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?