By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima
Maqedoni

Klekovski: Deri tani 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, tre viktima

admin
Last updated: 17/08/2026 14:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Aktualisht ka 35 raste të konfirmuara dhe tre raste të dyshuara me ethe të Nilit Perëndimor, të cilat janë në proces diagnostikimi. Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike dhe ndodhen në kujdes intensiv në Klinikën Infektive.

Nga rastet e konfirmuara, shumica janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa një pacient po trajtohet në një institucion shëndetësor privat, bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Ministri shtoi se deri më tani janë regjistruar tre raste të vdekjes, ndërsa 15 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga Klinika Infektive.

Ai theksoi se aktualisht Athina është zona më aktive në Evropë sa i përket etheve të Nilit Perëndimor. Në Greqi deri tani janë regjistruar 81 raste me formë neuroinvazive dhe nëntë persona kanë vdekur, ndërsa tashmë janë shfaqur raste edhe në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Kapacitetet shëndetësore diagnostikuese janë ngritur në nivel maksimal. Nëse vitet e kaluara bëheshin rreth 40 analiza në vit, tani jemi në ritmin prej 4 deri në 8 analizash në ditë. Duhet të kujtojmë se për konfirmimin përfundimtar të diagnozës nevojiten dy teste të pavarura”, tha Klekovski.

Ai shtoi se tashmë janë informuar të gjithë mjekët që mund të vijnë në kontakt me pacientë potencialisht të infektuar.

“Janë informuar të gjitha repartet infektive, mjekët amë dhe familjarë, Klinika e Neurologjisë, si dhe neurologët në përgjithësi. Pra, gatishmëria dhe kapaciteti për njohjen dhe diagnostikimin e sëmundjes janë në dispozicion”, theksoi Klekovski.

Ministri tha gjithashtu se gjatë hartëzimit të rasteve duhet bërë dallim mes vendbanimit të pacientëve dhe vendit ku ata janë infektuar me virusin.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar
Next Article Editorial / Çfarë po ndodh me kërkesat për nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut nga ana e turqve!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?