By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
Maqedoni

MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit

admin
Last updated: 17/08/2026 15:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Financave miratoi Rregulloren e re për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave të fatit. Rregullorja e re është rezultat i miratimit të Ligjit të ri të Lojërave të Fatit. Me këtë akt nënligjor përshkruhet në detaje dokumentacioni i nevojshëm për konfirmimin e reputacionit të të gjithë personave juridikë dhe fizikë që parashtrojnë kërkesë për licencë për kazino, bastore, klub me automat ose tombolë të llojit të mbyllur.

“Aplikantët janë të detyruar të parashtrojnë dokumentacion që dëshmon përmbushjen e kushteve lidhur me reputacionin, përkatësisht dokumentacion që, ndër të tjera, ka të bëjë me sanksionet e shqiptuara për ndalimin e ushtrimit të profesionit, si dhe me faktin se ndaj tyre nuk është shqiptuar masë ndaluese për organizimin e lojërave të fatit, apo rrethana të tjera të ngjashme që janë të rëndësishme për pjesëmarrjen e tyre në organizimin e lojërave të fatit”.

“Rregullorja përcakton kontroll të rreptë mbi burimin e mjeteve në kryegjënë themelore. Përmes raporteve bankare, kontratave dhe bilanceve financiare, Ministria e Financave do të verifikojë nëse ekziston gjurmë e pandërprerë e lëvizjes së mjeteve financiare, nga burimi i tyre deri te pagesa në shoqëri. Gjithashtu, rregullohen edhe procedurat për ndryshimin e strukturës së pronësisë, ndryshimin e kryegjësë themelore, si dhe emërimin e anëtarëve të organeve të menaxhimit dhe mbikëqyrjes”.

“Miratimi i rregullores vjen si rezultat i Ligjit të ri të Lojërave të Fatit, ku mes të tjerave si risi ishte vendosur vlerësimi i reputacionit të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të shoqërive të cilëve u është dhënë licenca për lojërat e fatit, si dhe për anëtarët e organeve të menaxhimit dhe mbikqyrjes të shoqërive tregtare për organizimin e lojërave të fatit, ku shteti është aksioner i vetëm, si faktor shumë i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit, prandaj para së gjithash propozohet vlerësimi i reputacionit për personat e theksuar”.

Ligji i ri i Lojërave të Fatit u miratua në qershor të këtij viti, ndërsa qëllimi ishte krijimi i një kornize ligjore moderne, më e qartë dhe më efikase për rregullimin e kësaj fushe.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Millanov për 11.6 tonët speca të Maqedonisë të kthyer nga Bullgaria: Pritet vendimi nëse do të asgjësohen në vendin importues apo tek ne
Next Article Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?