By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Diplomatja amerikane në Dibër, në fokus turizmi dhe investimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Diplomatja amerikane në Dibër, në fokus turizmi dhe investimet
Maqedoni

Diplomatja amerikane në Dibër, në fokus turizmi dhe investimet

admin
Last updated: 17/08/2026 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Dibra po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e përfaqësuesve diplomatikë, ndërsa vizitat e tyre në qytetin e vogël në perëndim të vendit po shndërrohen edhe në mundësi për promovimin e potencialeve turistike, ekonomike dhe të lidhjeve të fuqishme me diasporën.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, priti në një vizitë zyrtare të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes. Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe, përveç takimeve zyrtare, përfshiu edhe njohjen nga afër me bukuritë natyrore të Dibrës. Varnes e nisi vizitën me një kafe pranë Liqenit të Dibrës, ndërsa më pas zhvilloi një udhëtim me anije, duke parë nga afër peizazhin dhe potencialet turistike të zonës. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira, si dhe për mundësitë e promovimit të potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.

Nga Komuna e Dibrës theksojnë se janë të përkushtuar në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe në promovimin e vazhdueshëm të potencialeve të qytetit.

Gjatë qëndrimit në Dibër, Varnes u takua edhe me një grup përfaqësuesish të diasporës dibrane që jeton në Shtetet e Bashkuara, të cilët aktualisht ndodhen në vendlindje për pushime. Në takim u diskutua për lidhjet e fuqishme të Dibrës me SHBA-në përmes diasporës, ndërsa një prej temave kryesore ishte edhe mundësia që mërgimtarët dibranë të investojnë në vendlindjen e tyre.

Përfaqësuesit e diasporës shprehën interes për investime në Dibër, duke e parë lidhjen me vendlindjen jo vetëm si raport emocional, por edhe si mundësi për kontribut konkret në zhvillimin ekonomik të qytetit. Sipas Shoqatës Patriotike “Dibra”, me seli në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 20 mijë dibranë, duke e bërë diasporën amerikane një prej burimeve më të rëndësishme potenciale për zhvillimin ekonomik të qytetit. (V.S)

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së
Next Article Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?