By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Goditi gazetarin Elton Qyno, gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Goditi gazetarin Elton Qyno, gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas
Shqipëri

Goditi gazetarin Elton Qyno, gjykata vendos dy masa sigurie për bashkëshorten e Florenc Çapjas

admin
Last updated: 23/08/2026 14:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 gusht Zhurnal.mk – Gjykata e Tiranës ka caktuar dy masa sigurie ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, bashkëshortes së Florenc Çapjas, e cila po hetohet për goditjen e gazetarit investigativ Elton Qyno.

Gjykata ka vendosur masat “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur te Oficeri i Policisë Gjyqësore”.

Vendimi është dhënë në mungesë, pasi Nallbati është shpallur në kërkim që prej 30 korrikut 2026 dhe ende nuk është lokalizuar.

Ngjarja për të cilën ajo po hetohet ka ndodhur më 30 korrik, në ambientet e një spitali privat në Tiranë. Sipas kallëzimit, Nallbati dyshohet se ka goditur me telefon gazetarin Elton Qyno. Pas ngjarjes, policia e shpalli në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Pavarësisht kontrolleve të kryera nga policia dhe FNSH-ja në Tiranë dhe Elbasan, 33-vjeçarja nuk është gjetur ende. Vendimi i gjykatës i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim, ndërsa një kopje i është dërguar edhe Interpolit për procedurat përkatëse.

Gjatë caktimit të masave, gjykata ka marrë në konsideratë edhe gjendjen familjare të Nallbatit, e cila është nënë e dy fëmijëve të mitur, 3 dhe 5 vjeç.

Rosela Nallbati është bashkëshortja e Florenc Çapjas, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, në vitin 2012.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj Nallbatit.

You Might Also Like

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket

Vriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur

Mbyllet pas gjashtë orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik
Next Article AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?