By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
Maqedoni

BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme

admin
Last updated: 26/08/2026 11:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkupp, 26 gusht, argument.mk/ – BDI në një postim në Facebook, thanë se: Deklarata e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e mbrojmë me avionë”, duke iu referuar Nikushtakut dhe komunës së Likovës, është e papranueshme.

Reagimi i plotë:

Deklarata e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e mbrojmë me avionë”, duke iu referuar Nikushtakut dhe komunës së Likovës, është e papranueshme. Në vitin 2001, tanket nuk sulmonin vetëm fshatra, sulmonin vendbanime dhe qytetarë të këtij shteti. Pas 25 vitesh, të flasësh për ato ngjarje me këtë gjuhë do të thotë të shkelësh mbi plagët që ende mbajnë familje dhe qytetarë të këtij vendi.

Kjo është gjuhë që nxit urrejtje dhe ndarje, por mbi të gjitha flet shumë për mendësinë e Stojançe Angellovit dhe të gjithë “Stojançeve” të tjerë që, edhe një çerek shekulli më vonë, vazhdojnë ta shohin Marrëveshjen Paqësore të Ohrit jo si themelin e paqes dhe të bashkëjetesës, por si kërcënim.

Pikërisht kjo mendësi e solli luftën e vitit 2001 dhe pikërisht këtë mendësi e mposhti Marrëveshja e Ohrit. Ajo i dha fund logjikës së tankeve dhe vendosi një rend të ri, ku shteti duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët e vet, pa dallim etnie, gjuhe apo vendbanimi, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sot është mirë që shteti e mbron Nikushtakun nga zjarret. Por do të ishte edhe më mirë që, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të gjithë ta kuptonin se Nikushtaku, Likova, Tetova, Shkupi dhe çdo vendbanim tjetër janë njësoj pjesë e këtij shteti dhe qytetarët e tyre meritojnë mbrojtje, respekt dhe dinjitet të barabartë.

Ajo që duhet të shuhet njëherë e përgjithmonë nuk është vetëm zjarri në male, por edhe gjuha e urrejtjes dhe mendësia që ende i ndan qytetarët në “ne” dhe “ata”.

Marrëveshja e Ohrit nuk është kërcënim për Maqedoninë e Veriut. Ajo është garancia që tanket e së kaluarës të mos kthehen kurrë më mes qytetarëve të saj.

Screenshot

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia” tre mjekë përballë drejtësisë
Next Article Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?