By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të paktën tetë të vdekur dhe 26 të zhdukur pas përmbytjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Të paktën tetë të vdekur dhe 26 të zhdukur pas përmbytjeve
Bota

Të paktën tetë të vdekur dhe 26 të zhdukur pas përmbytjeve

admin
Last updated: 26/08/2026 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Katmandu, 26 gusht, argument.mk/ – Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 26 efektivë policie rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve të fuqishme dhe të befasishme, që përfshinë Nepalin qendror sot në mëngjes, njoftuan autoritetet.

Përmbytja e lumit Bhotekoshi, në Himalaje, dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një liqeni akullnajor në rrjedhën e sipërme të lumit, në rajonin autonom të Tibetit, në Kinë.

Zëdhënësi i policisë, Abi Narayan Kafle tha se numri real i personave të zhdukur, mund të jetë më i lartë, pasi nuk dihet ende fati i disa zyrtarëve të administratës shtetërore dhe punonjësve të hidrocentraleve.

“Deri tani kemi konfirmuar 26 efektivë policie, që rezultojnë të zhdukur nga përmbytja. Gjithashtu, kemi raportime për zyrtarë të administratës dhe punonjës të hidrocentraleve të zhdukur, por ende po mbledhim të dhënat”, tha Kafle.

Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah urdhëroi angazhimin e ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që jetojnë në zonat përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit për rrezik të lartë.

Banorët e zonës e kanë përshkruar ngjarjen si një nga përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëme të mëdha në vendbanimet pranë kufirit me Tibetin dhe në zonat përreth. Përmbytjet përfshirë disa hidrocentrale dhe ura.

Ndërkohë, mijëra turistë dhe vizitorë që ndodheshin në itinerarin e njohur të Langtangut kanë mbetur të bllokuar.

Pika kufitare Rasuwagadhi është një nga pikat kryesore të tregtisë së Nepalit me Kinën.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Musk me një tjetër projekt gjigant, SpaceX do të ndërtojë bazën e re të lëshimeve në Luiziana
Next Article Toshkovski në Forumin e shefave të policive kufitare: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?