By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi
Kosovë

Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi

admin
Last updated: 26/08/2026 13:25
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 gusht, argument.mk/ – Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një letër liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke propozuar Faton Bislimin si kandidat për President të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë propozim, Faton Bislimi është pyetur nga Ekonomia Online, por i njëjti nuk ka dashur të flasë.

“Me kënaqësinë më të madhe, por duhet me iu bashkangjit Joseph-it dhe Shirley, herën tjetër”, ka thënë shkurt ai.

Në letërn e tij, Ëalker shpreh shqetësimin e tij për, siç e cilëson, bllokadën e tejzgjatur të procesit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Si mik i Kosovës, jam thellësisht i shqetësuar, ashtu siç jam i bindur se jeni edhe ju dhe qytetarët e Kosovës, për bllokadën e tejzgjatur të procesit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri”, thuhet në letrën e Ëalkerit.

“Kam dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm. Të gjithë meritojnë të merren në konsideratë, por, sipas vlerësimit tim, asnjëri prej tyre nuk i përmbush në tërësi aftësitë, përvojën dhe profilin personal që kërkon posti i Presidentit. Prandaj, më lejoni të propozoj një emër”, thuhet ëm tutje në letrën e tij.

Kjo është letra e plotë:

Nga: Ambasadori (në pension) William G. Walker

Lënda: Propozim për kandidaturë për President të Kosovës

Si mik i Kosovës, jam thellësisht i shqetësuar, ashtu siç jam i bindur se jeni edhe ju dhe qytetarët e Kosovës, për bllokadën e tejzgjatur të procesit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nuk besoj se zgjedhje të tjera do të sillnin qartësi apo zgjidhje për këtë situatë, e aq më pak ta rikthenin Kosovën në rrugën e një qeverisjeje efektive.

Në mënyrë që institucioni i Presidencës ta ushtrojë me sukses rolin e tij, Kosovës i nevojitet një person me aftësi të veçanta dhe me përkushtim të fuqishëm për ta avancuar vendin drejt pozitës që i takon në botë.

Kam dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm. Të gjithë meritojnë të merren në konsideratë, por, sipas vlerësimit tim, asnjëri prej tyre nuk i përmbush në tërësi aftësitë, përvojën dhe profilin personal që kërkon posti i Presidentit. Prandaj, më lejoni të propozoj një emër.

Faton “Tony” Bislimin e njoh prej shumë vitesh. Kemi diskutuar shpesh për politikën e Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe për vendin e këtij shteti të ri në Evropë dhe në botë. Nuk kam asnjë dyshim për pavarësinë e tij në mendim dhe për aftësinë e tij për t’i artikuluar dhe mbrojtur qartë qëndrimet e veta për çfarëdo çështjeje.

Sipas mendimit tim, ndër emrat që mund të merren në konsideratë, Fatoni i posedon të gjitha aftësitë e nevojshme, si dhe profilin personal që kërkohet për të qenë një President i suksesshëm.

Më lejoni t’i rendis disa prej cilësive që, sipas meje, janë thelbësore për ushtrimin me sukses të detyrës së Presidentit:

1. Njohja e botës përtej Kosovës

Fatoni ka jetuar, udhëtuar dhe studiuar në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut. Njohuritë dhe përvoja e tij ndërkombëtare janë të jashtëzakonshme.

2. Formim i shkëlqyer akademik

Studimet e Fatonit në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada kanë qenë të nivelit më të lartë. Po ashtu, aftësitë e tij si edukator dhe ligjërues janë dëshmuar gjerësisht.

3. Aftësitë komunikuese.

Fatoni zotëron në mënyrë të plotë shqipen dhe anglishten, ndërsa, me sa di, edhe frëngjishten.

4. Njohje e thellë e procesit të shtetformimit të Kosovës

Fatoni ka njohuri dhe kuptim të jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Kosovës para, gjatë dhe pas luftës së viteve ’90, si dhe për proceset komplekse dhe personalitetet që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Ai ka pasur gjithashtu kontakte personale me shumë prej akterëve të përfshirë.

5. Personaliteti

Fatoni i posedon të gjitha aftësitë e nevojshme sociale. Di të jetë i afërt dhe serioz kur situata e kërkon, por edhe të sjellë lehtësi dhe humor kur është e nevojshme. Janë të paktë ata që largohen nga një bisedë me Fatonin të zemëruar apo të pakënaqur, pavarësisht dallimeve në argumente apo pikëpamje. Pikërisht ky është lloji i personalitetit që kërkohet për një Presidencë të suksesshme.

6. Kandidat i konsensusit

Kosova ka nevojë të madhe për një President që perceptohet si përfaqësues i vendit në tërësi, jo i një partie, i një individi apo i një qëndrimi të ngurtë politik për çdo çështje. Fatoni nuk përfaqëson interesa partiake. Ai përfaqëson bindjet e veta dhe përkushtimin për një Kosovë më të mirë.

Me një fjalë, sipas mendimit tim, Fatoni i posedon të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë një President i suksesshëm i Kosovës.

Kërkoj vetëm që emri dhe kualifikimet e tija të merren në konsideratë gjatë diskutimeve tuaja.

Me respekt dhe me urimet më të mira,

Amb. William G. Walker

You Might Also Like

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e dakorduara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam për emra të veçantë, takimet do të vazhdojnë

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa po lahej me miqtë

Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Mexhiti dhe Kasami e vlerësojnë si projekt historik
Next Article In Memoriam: Dolly Parton (1946-2026) – karriera e pashoqe që përmbysi klishetë e muzikës kantri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?