By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Nga rruga që na bashkon te rruga e dijes, me Kurtin vizituam punimet në kampusin e UNT-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Nga rruga që na bashkon te rruga e dijes, me Kurtin vizituam punimet në kampusin e UNT-së
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Nga rruga që na bashkon te rruga e dijes, me Kurtin vizituam punimet në kampusin e UNT-së

admin
Last updated: 26/08/2026 14:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sot pas ceremonisë së gurthemelit në autostradën Shkup-Bllacë, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin kanë vizituar punimet nl ndërtimin e kampusit të ri universitar Nënë Tereza në Shkup.

“Një rrugë po e afron Shkupin me Prishtinën. Një universitet po u hap rrugë gjeneratave që vijnë. Menjëherë pas vendosjes së gurthemelit të autostradës Shkup–Bllacë, bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kolegët e mi nga VLEN-i, vizituam punimet për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Brenda së njëjtës ditë, dy investime të mëdha bashkohen në një drejtim të qartë: dy rrugë drejt së ardhmes. Njëra na lidh me njëri-tjetrin, tjetra, përmes arsimit, na çon përpara.

E para është autostrada Shkup–Bllacë, që do ta afrojë Shkupin me Prishtinën dhe Maqedoninë e Veriut me Kosovën, duke hapur një arterie të re komunikimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi. E dyta është rruga e dijes, që po ndërtohet këtu, në Shkup, përmes Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, investimit më të madh deri më sot në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Dhe ka një domethënie të veçantë që këto dy rrugë takohen pikërisht sot, më 26 gusht, në ditëlindjen e Nënë Terezës. Në Shkupin e saj të lindjes, po ndërtojmë një universitet që mban emrin e saj dhe që nesër do të jetë shtëpi e dijes për gjenerata të tëra” ka shkruar Mexhiti.

Ai shton tutje që këto nuk janë më premtime boshe por vepra reale që shihen.

“Këto nuk janë më premtime të shkruara në letër. Janë vepra që po ndërtohen dhe po marrin jetë para syve tanë. Janë fakte të një kohe të re, ku shqiptarët nuk presin zhvillimin, por janë pjesë e tij; nuk kërkojnë vetëm mundësi, por ndërtojnë institucione, infrastrukturë dhe perspektivë. Nga rruga që na lidh me Kosovën, te universiteti që forcon dijen në gjuhën shqipe, po vendosim gurët e një të ardhmeje që do të mbetet shumë më gjatë se një mandat”, ka përfunduar Mexhiti.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë
Next Article Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno ndërtohet një park i ri motorik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?