By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë më shumë profesionistë mjekësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë më shumë profesionistë mjekësor
Maqedoni

Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë më shumë profesionistë mjekësor

admin
Last updated: 26/08/2026 14:47
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre, gjashtë deri në tetë persona profesionistë mjekësor, nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale, theksoi në marrjen e sotme në pyetje të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, këshilltari teknik i të akuzuarit të parë, doktor Vladimir Danillovski, për rastin “Onkologjia”, i cili udhëhiqet kundër ish-drejtorit të Klinikës për Onkologji, Nino Vasev dhe dy onkologëve të tjerë, të pandehur për mjekim joadekuat të pacientëve.

Danilovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtpëdrejta të mbrojtjes, tregoi se pas kontrolleve shtesë në dokumentacionin e plotë për mjekimin e disa pacientëve, ka vërtetuar se ekspertja e Prokurorisë – doktor Maja Radnik nga Sllovenia nuk ka disponuar me dokumentacion të plotë mjekësor për mjekimin e shumë pacientëve.

Nga 165 dokumente ku ka qasje për terapinë e dhënë të një pacienti konkret, Danilovski theksoi se, ekspertes Maja Radnik i janë dhënë 60, ndërsa një pacienti tjetër, siç theksoi, nuk i janë dhënë dokumente mjekësore për 11 vjet mjekim, por vetëm për disa muajt e fundit.

Në rrefimin e tij Danilovski, gjithashtu theksoi disa pacientë, mjekimi i të cilëve ka filluar tek Meri Peshevska, e cila si e pandehur e dytë në lëndë e pranoi fajlin dhe gjykata e dënoi në dy vite dënim me burg me kusht, por edhe pacientë që janë mjekuar tek onkologë tjerë ose jashtë Klinikës për Onkologji, si dhe se në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre deri në gjashtë, ndërsa në disa raste eedhe tetë profesionistë mjekësorë.

Sipas Danilovskit, nuk mund të bëhet një vlerësim i izoluar i trajtimit të pacientëve, por duhet të bëhet një pasqyrë dhe vlerësim i pjesës në trajtim të të gjithë onkologëve që morën pjesë në trajtimin e pacientëve, duke treguar se marrja e vendimeve terapeutike nuk ishte e izoluar, por një proces klinik i vazhdueshëm.

Kur u pyet nëse, tek një pacient specifik, Nikola Vasev dha ndonjë nga terapitë kontraverse, Danilovski tha,  po, dr. Vasev dha një terapi që eksperti e tregon si të diskutueshme, por ajo u vazhdua dhe më pas nga një onkolog tjetër në trajtim të mëtejshëm.

“Kontrolli terapeutik i sëmundjes për shumë vite dhe mbijetesa shumë më e gjatë e pacientit nuk mbështesin pretendimin se terapia e dhënë ishte e dëmshme dhe kontribuoi në një reaksion toksik specifik, dëmtim të organeve dhe shkurtim të jetëgjatësisë…”, deklaroi Danilovski.

Danilovski, në prezantimin e tij për të gjithë pacientët e Nino Vasev, dokumentacioni mjekësor i të cilëve ishte objekt i ekspertizës, deklaroi se “nuk është vërtetuar asnjë lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë midis trajtimit specifik mjekësor të dr. Nikolla Vasev dhe terapisë së aplikuar dhe rezultatit të pacientëve”, dhe se nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit “nuk rrjedh se Vasev ka marrë vendim për të aplikuar ndonjë nga terapitë që ekspertja Maja Radnik i thekson si kontestuese”.

Sipas Danilovskit pacientët kanë pasur edhe disa herë mbijetesë më të gjatë nga realisht sa është pritur, tek një rast me karninom serioz dhe të avancuar.

Sipas mbrojtjes, nga gjithsej 31 pacientë që i ngarkohen Nino Vasevit, ai ka marrë pjesë në mjekim të vetëm gjashtë pacientëve. Nga 35 mjekë në klinikë, madje 28 kanë marrë pjesë në mjekim të këtyre pacientëve, që sipas mbrojtjes tregon se nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale për mjekimin e kësaj sëmundje të ndërlikuar.

Avokati mbrojtës i Vasev, avokati Bobi Spirkovski, në një deklaratë për mediat gjatë një pushimi nga seanca e sotme, tregoi se Meri Peshevska, e cila pranoi fajësinë për keqpërdorim të vulave, mori pjesë në trajtimin e deri në 22 prej këtyre pacientëve dhe do të thirret si dëshmitare në Gjykatë.

Në fillim të seancës së sotme, gjykata pranoi raportet e ekspertëve të përgatitura nga dr. Marija Zdravevska dhe ekzaminimin e saj, të propozuar nga mbrojtja e Simonida Cërvenkovskës dhe Dragan Jakimovskit.

Çështja po drejtohet nga gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokurorja publike Marija Gjorgeva nga Prokuroria Publike – Shkup.

Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe dy onkologë të tjerë – Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, punonjës të Klinikës, akuzohen për trajtim neglizhent të pacientëve.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno ndërtohet një park i ri motorik
Next Article Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?