By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: Përgatitëm një faqe të re të MSh-së dhe ISHP-së me të dhëna për ethet e Nilit Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: Përgatitëm një faqe të re të MSh-së dhe ISHP-së me të dhëna për ethet e Nilit Perëndimor
Maqedoni

Klekovski: Përgatitëm një faqe të re të MSh-së dhe ISHP-së me të dhëna për ethet e Nilit Perëndimor

admin
Last updated: 26/08/2026 16:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën informoi për zhvillimet e fundit lidhur me epideminë e etheve të Nilit Perëndimor.

Aktualisht janë gjithsej 53 pacientë të cilët e kanë kaluar, e kanë ose dyshohet se kanë ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve 50 raste janë të konfirmuara, ndërsa tre raste janë të dyshuara dhe pacientët janë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjithsej 52 pacientë kanë formë neuroinvazive. Nga Klinika për Sëmundje Infektive, 25 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak, ndërsa, për fat të keq, janë evidentuar pesë raste me përfundim fatal. Aktualisht, 21 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, prej të cilëve gjashtë janë në kujdes intensiv, informoi ministri Klekovski.

Ai theksoi se është nxjerrë udhëzim i përditësuar për mjekët në klinika, si dhe për mjekët amë, me qëllim që t’u kushtojnë vëmendje të veçantë pacientëve që marrin terapi imunosupresive.

Sa i përket aktiviteteve parandaluese që po ndërmerren, ka përfunduar raundi i katërt i spërkatjes kundër mushkonjave të rritura në Shkup. Me qëllim të informimit në kohë dhe transparent të publikut për këtë çështje, kemi përgatitur një faqe të re interneti të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për të mundësuar pasqyrimin e të gjitha të dhënave nga institucionet kompetente, paraqitjen e zonave me rrezik, aktivitetet parandaluese të ndërmarra në secilën zonë, si dhe të dhëna të tjera përkatëse. Aktualisht janë kryer spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave, sipas indikacioneve, në gjashtë nga zonat me rrezik, ndërsa pas datës 14 gusht, në përputhje me gjendjen e evidentuar më parë, janë kryer spërkatje të jashtëzakonshme sipas indikacioneve në disa zona, ndër të cilat Kisela Vodë (Draçevë), kanalet në Gazi Babë, Zelenikovë, Studeniçan, Butel dhe Gjorçe Petrov, shtoi Klekovski.
Faqja është e qasshme në lidhjen e mëposhtme: http://www.healthalert.mk/

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA
Next Article Astrit Iseni: Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?