By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lufta me Iranin ndryshon kurs, Ngushtica e Hormuzit kthehet në prioritet për Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lufta me Iranin ndryshon kurs, Ngushtica e Hormuzit kthehet në prioritet për Trump
Bota

Lufta me Iranin ndryshon kurs, Ngushtica e Hormuzit kthehet në prioritet për Trump

admin
Last updated: 27/08/2026 13:01
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 27 gusht, argument.mk/ – Pas gjashtë muajsh luftë me Iranin, SHBA ndryshon objektivat, Ngushtica e Hormuzit vendoset në qendër të vëmendjes, shkruan AP.

Kur presidenti amerikan Donald Trump nisi luftën me Iranin në fund të shkurtit, ai tha se konflikti do të zgjaste katër deri në pesë javë.

Gjashtë muaj më vonë, lufta vazhdon dhe ende nuk duket një zgjidhje e qartë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të Trump se lufta është fituar ose se një marrëveshje është pranë.

Marrëveshja e hartuar në qershor për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës nuk u zbatua.

Ndërkohë, rezervat amerikane të disa armëve të rëndësishme janë pakësuar, dhe administrata Trump është përqendruar më shumë te presioni ekonomik ndaj Iranit sesa te sulmet e reja ushtarake.

Me ndryshimin e situatës gjatë gjashtë muajve të luftës, kanë ndryshuar edhe objektivat amerikane.

Ngushtica e Hormuzit, tashmë një nga shqetësimet kryesore

Një nga objektivat kryesorë tani është rihapja e Ngushticës së Hormuzit, diçka që nuk ishte ndër synimet fillestare të Trump.

Ngushtica është një rrugë detare shumë e rëndësishme për tregtinë botërore. Para luftës, përmes saj kalonte rreth 20% e naftës në botë.

Irani e ka përdorur ngushticën si një pikë ku mund të pengojë transportin detar.

Ajo qëndron kryesisht e mbyllur që nga fillimi i luftës, duke shkaktuar rritje të çmimeve të karburanteve dhe plehrave kimike bujqësore dhe duke krijuar presion ekonomik e politik në SHBA.

SHBA-ja ka arritur disa rezultate në dobësimin e aftësive ushtarake të Iranit, por disa nga objektivat kryesore të shpallura në fillim të luftës nuk janë arritur ende, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar.

Çfarë synon SHBA-ja dhe çfarë ka ndodhur deri tani?

1. Të pengojë Iranin të ketë armë bërthamore

Trump deklaroi në qershor se SHBA-ja kishte “shkatërruar plotësisht” programin bërthamor iranian.

Por, një nga shqetësimet kryesore mbetet sasia prej rreth 440 kilogramësh uranium të pasuruar, që Irani mund ta përdorë potencialisht për prodhimin e një arme bërthamore.

Ky material besohet se ndodhet nën tre zona që u bombarduan nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Trump tha se SHBA-ja dëshiron ta marrë këtë material dhe ta shkatërrojë, në bashkëpunim me Iranin dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Irani nuk ka thënë nëse do të lejojë një gjë të tillë.

Marrëveshja e qershorit parashikonte që, Irani të mos prodhonte armë bërthamore dhe të pakësonte sasinë e uraniumit shumë të pasuruar.

Por, negociatat u ndërprenë shpejt dhe nuk dihet se sa progres ishte bërë.

2. Të rihapë Ngushticën e Hormuzit

Trump tha se marrëveshja me Iranin do të përfshinte rihapjen e ngushticës.

Megjithatë, në deklaratat e tjera, ai ka dhënë ide të ndryshme për mënyrën se si mund të kontrollohet kjo rrugë detare.

Trump ka këmbëngulur gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionon, edhe pse herë pas here ka sulme me dronë ose raketa.

3. Të shkatërrojë aftësinë e Iranit për të lëshuar raketa

Një nga objektivat kryesore ishte shkatërrimi i raketave dhe industrisë iraniane të prodhimit të tyre.

Trump fillimisht, tha se rreth 90% e raketave dhe pajisjeve për lëshimin e tyre ishin shkatërruar. Më vonë, ai e uli vlerësimin në rreth 82%.

Megjithatë, Irani ka treguar se ende është në gjendje të kryejë sulme në rajon, përfshirë sulme me dronë ndaj anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

4. Të shkatërrojë industrinë ushtarake të Iranit

Sulmet amerikane kanë goditur fabrika që prodhojnë armë, raketa dhe dronë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se industria ushtarake iraniane ka pësuar dëme shumë të mëdha dhe se Irani mund të ketë humbur 80–90% të kapaciteteve të saj.

Sipas tij, rindërtimi mund të kërkojë vite.

5. Të shkatërrojë marinën dhe forcën ajrore iraniane

SHBA-ja dhe Izraeli arritën shpejt të kontrollonin hapësirën ajrore mbi Iranin, duke kryer fluturime me pak pengesa.

Rubio tha se Irani ende ka dronë, por nuk është më në gjendje të përdorë një numër shumë të madh dronësh njëkohësisht për sulme.

Sipas Trump, marina dhe forcat ajrore iraniane janë “zhdukur plotësisht”.

6. Të mbrojë aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

Trump e ka vendosur gjithashtu si objektiv mbrojtjen e aleatëve të SHBA-së, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Kuvajtin.

SHBA-ja ka mijëra trupa të vendosura në baza ushtarake në rajon.

7. Të ndërpresë mbështetjen e Iranit për grupet e armatosura aleate

Një tjetër objektiv është dobësimi i grupeve të armatosura, që mbështeten nga Irani në vende të tjera të rajonit.

SHBA-ja ka goditur grupe të armatosura të lidhura me Iranin në Irak.

Por, vëmendja kryesore është përqendruar te Hezbollahu në Liban, një grup i mbështetur nga Irani.

Irani ka kërkuar që luftimet në Liban të ndalen, si pjesë e çdo marrëveshjeje me SHBA-në.

Izraeli dhe qeveria libaneze kanë arritur një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që parashikon largimin e forcave izraelite nga jugu i Libanit, në këmbim të çarmatimit të Hezbollahut.

Hezbollahu, megjithatë, ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta dhe ka thënë se nuk do të dorëzojë armët.

Në thelb: Pas gjashtë muajsh lufte, SHBA-ja ka dobësuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Iranit, por lufta nuk ka përfunduar dhe disa nga objektivat kryesore amerikane mbeten të parealizuara.

Tani, një nga çështjet më urgjente për Uashingtonin është rikthimi i lëvizjes normale të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin botëror me naftë.

You Might Also Like

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash

Vdes në burgun e Hagës ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mladiç

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë shkurtim të buxhetit afatgjatë të bllokut

Rritja e kostove mbyll çdo ditë 25 restorante në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Revolucion në mjekësi: Përfundon me sukses operacioni i parë në botë në tru me ndihmën e IA-së
Next Article Besjan Rexhepi i përgjigjet ministrit të Drejtësisë për çështjen e Jurisprudencës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?