By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta për “Territorialen” në Maliq, organizatori përplaset me gazetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protesta për “Territorialen” në Maliq, organizatori përplaset me gazetarët
Shqipëri

Protesta për “Territorialen” në Maliq, organizatori përplaset me gazetarët

admin
Last updated: 27/08/2026 13:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Një incident ndodhi sot gjatë protestës së paralajmëruar në Maliq kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit me Korçën, ku organizatorët u përplasën me gazetarët e pranishëm.

Gjatë momentit që gazetarët po zhvillonin intervista me disa prej pjesëmarrësve në protestë, një nga organizatorët, Arjan Asimi, aktivist politik i subjektit “Shqipëria bëhet”, u përplas verbalisht me gazetarët, të cilët po ushtronin detyrën.

Asimi akuzoi mediet si të shitura dhe në shërbim të pushtetit dhe në këto momente gazetarët ndalën intervistat duke mos pranuar akuzat. Më tej gazetarët tërhoqën mikrofonat dhe u larguan nga protesta, ndërsa iu drejtuan komisariatit të Maliqit për të bërë kallëzim për ndalim të funksionit, goditje fizike dhe denigrim të figurës.

Në lidhje me incidentin reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili denoncoi agresionin e disa protestuesve në Maliq ndaj gazetarëve dhe sidomos personin që organizonte protestën.

“Në tubimin e organizuar në mjedisin para institucionit të bashkisë, ku merrnin pjesë shumë qytetarë që kundërshtojnë procesin e reformës administrative që e zhbën këtë njësi, organizatori i saj, Arjan Asimi, veprimtar politik i subjektit “Shqipëria bëhet”, në momentin kur gazetarët po intervistonin protestues të tjerë ndodh një përplasje”, theksoi UGSH.

UGSH thekson se “sipas raportimit të kolegëve të pranishëm, Asimi ka ndërprerë intervistat duke sulmuar mediet si të shitura dhe në shërbim të pushtetit dhe ka stimuluar persona të tjerë të cilët kanë fyer dhe stigmatizuar misionin e tyre në detyrë. Kjo ka shkaktuar reagime, përplasje fizike dhe sulme verbale”.

UGSH nënvizon se mbështet reagimin e menjëhershëm të kolegëve në detyrë të cilët kanë ndërprerë intervistimet, në shenjë proteste dhe i janë drejtuar Komisariatit të Policisë në Maliq, ku kanë kërkuar marrjen e masave ndaj agresorëve dhe penguesve të gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni për Përzgjedhjen e Gjykatësve në GJEDNJ: Nuk do t’i komentojmë qëndrimet e kandidatëve
Next Article Berisha reagon lidhur me arrestimin e Ergys Agasit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?