By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash
BotaKina

Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash

admin
Last updated: 27/08/2026 16:29
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 27 gusht, argument.mk/ – Raundi i 25-të i bisedimeve midis përfaqësuesve të posaçëm të Kinës dhe Indisë mbi çështjen e kufirit, i cili u mbajt të martën në Pekin, arriti një konsensus prej tetë pikash, sipas një njoftimi për shtypin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës të mërkurën.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës Wang Yi, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, si edhe përfaqësuesi i posaçëm i Indisë Ajit Doval, gjithashtu këshilltar i sigurisë kombëtare, patën një shkëmbim të sinqertë e të thellë pikëpamjesh mbi çështjen e kufirit Kinë-Indi dhe arritën një konsensus me tetë pika si më poshtë:

Të dyja palët ritheksuan angazhimin e tyre për të ndjekur udhëzimet e dhëna nga udhëheqësit e të dy vendeve, për të ruajtur paqen e qetësinë në zonat kufitare dhe për të krijuar një atmosferë për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Të dyja palët nënvizuan angazhimin e tyre për të çuar përpara negociatat mbi një kornizë për zgjidhjen e çështjes së kufirit në përputhje me Marrëveshjen mbi Parametrat Politikë dhe Parimet Udhëzuese për Zgjidhjen e Çështjes së Kufirit Kinë-Indi, të nënshkruar në vitin 2005, dhe konsensusin e arritur në bisedimet pasuese të përfaqësuesve të posaçëm, në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë, të arsyeshme e të pranueshme nga të dyja palët.

Grupi i Ekspertëve për Përcaktimin e Kufirit dhe Grupi i Punës për Menaxhimin e Kufirit në kuadër të Mekanizmit të Punës për Konsultim dhe Bashkërendim mbi Çështjet Kufitare Kinë-Indi do të çojnë përpara përkatësisht diskutimet për arritjen sa më parë dhe në mënyrë thelbësore të përcaktimit të kufirit e menaxhimit të kufirit. Detyra e parë për të dyja këto grupe do të ishte pranimi i pikave të tyre përkatëse të referimit.

Të dyja palët ranë dakord që çdo situatë në terren duhet të trajtohet menjëherë nëpërmjet kanaleve ekzistuese diplomatike dhe ushtarake, duke përfshirë Mekanizmin e Punës për Konsultim dhe Bashkërendim, takimet në nivel komandantësh vendorë dhe mekanizma të tjerë për të cilat është rënë në një mendje, për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të shmangur keqkuptimet e llogaritjet e gabuara përgjatë Vijës së Kontrollit Aktual. Të dyja palët diskutuan mënyrat për të përmirësuar njohjen e Vijës së Kontrollit Aktual në zonat e përshtatshme për një menaxhim më të mirë të kufijve.

Me qëllim përmirësimin e masave të menaxhimit kufitar, u pranuan dy pika shtesë për mbajtjen e takimit të Mekanizmit të Nivelit të Përgjithshëm/Komandantit të Lartë Ushtarak. Në mënyrë të ngjashme, u ra dakord për dy kanale shtesë të linjave të drejtpërdrejta telefonike ushtarake kufitare në sektorin lindor dhe atë të mesëm.

Të dyja palët vunë re përparimin në bashkëpunimin ndërkufitar. Pala indiane vlerësoi përpjekjet e bëra nga pala kineze për të rritur numrin e grupeve të pelegrinazhit zyrtar indian në malin Gang Renpoche dhe liqenin Mapam Yun Tso në Rajonin Autonom të Xizang-ut të Kinës. Të dyja palët vlerësuan rihapjen e tre pikave të caktuara tregtare kufitare. Të dyja palët ranë dakord të forcojnë shkëmbimet e bashkëpunimin në tregtinë kufitare, pelegrinazh dhe fusha të tjera, me qëllim që të punojnë së bashku për të krijuar një atmosferë dialogu, paqeje, konsultimesh dhe bashkëpunimi në zonat kufitare.

Të dyja palët ranë dakord të mbajnë takimin e ardhshëm të Mekanizmit të Nivelit të Ekspertëve Kinë-Indi për Lumenjtë Ndërkufitarë në shtator dhe të mbajnë komunikimin mbi çështje që përfshijnë ndarjen e të dhënave hidrologjike dhe rinovimin e memorandumeve të mirëkuptimit përkatëse.

Të dyja palët ranë dakord ta mbajnë raundin e 26-të të bisedimeve të përfaqësuesve të posaçëm në Indi në vitin 2027.

You Might Also Like

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Vdes në burgun e Hagës ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mladiç

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë shkurtim të buxhetit afatgjatë të bllokut

Rritja e kostove mbyll çdo ditë 25 restorante në Francë

Sulme masive ruse me raketa dhe dronë ndaj nëntë qyteteve ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ljubço Georgievski: Na mbrojnë nga bullgarët, nga shqiptarët dhe nga BE-ja, vetëm nga serbët nuk na mbrojnë
Next Article Pluhuri i Saharasë në Maqedoni, fundjava me temperatura deri 36 gradë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?