By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ljubço Georgievski: Na mbrojnë nga bullgarët, nga shqiptarët dhe nga BE-ja, vetëm nga serbët nuk na mbrojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ljubço Georgievski: Na mbrojnë nga bullgarët, nga shqiptarët dhe nga BE-ja, vetëm nga serbët nuk na mbrojnë
Maqedoni

Ljubço Georgievski: Na mbrojnë nga bullgarët, nga shqiptarët dhe nga BE-ja, vetëm nga serbët nuk na mbrojnë

admin
Last updated: 27/08/2026 16:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, në paraqitjen e tij të fundit, ka kritikuar ashpër atë që e cilëson si nacionalizëm irracional dhe populist, i cili prej vitesh kultivohet në skenën politike maqedonase. Ai vuri në dukje hipokrizinë politike të strukturave të caktuara.
Duke iu referuar së kaluarës, Georgievski solli si shembull qeverisjen e Nikolla Gruevskit, duke theksuar paradoksin në marrëdhëniet me partnerin e koalicionit, BDI-në.

“Gruevski qeverisi 11 vjet me BDI-në, por herë pas here krijonte atmosferë anti-shqiptare dhe përdorte retorikë nacionaliste. Ata që sot gjoja e mbrojnë Maqedoninë nga BDI-ja, për 11 vjet ishin ulur me ta në të njëjtën qeveri. Këta nacionalizma populistë tashmë i njohim mirë”, theksoi Georgievski.

Narrativa e rreme e “shpëtimtarëve”
Georgievski nuk i kurseu kritikat as ndaj narrativave aktuale politike, duke akuzuar se të njëjtat matrica politike vazhdojnë të shesin një patriotizëm të rremë.
Ai komentoi me ironi retorikën për “mbrojtjen” e shtetit nga të gjithë fqinjët, me përjashtim të njërit.

“Tani këta vazhdojnë njësoj – përsëri gjoja na e mbrojnë emrin dhe po na e kthejnë. Tashmë shoh se e kanë kthyer, apo jo, sipas deklaratave të fundit. Tani do të na mbrojnë nga bullgarët, përsëri na mbrojnë nga shqiptarët… Vetëm nga serbët nuk na mbrojnë. Nga të gjithë të tjerët na mbrojnë”, tha ai.

“Komploti” i Bashkimit Evropian
Në fund, Georgievski u ndal edhe te raporti me Bashkimin Evropian dhe krijimi i frikës artificiale te qytetarët.
Sipas tij, është absurde të shpiken armiq aty ku nuk ekzistojnë.

“Na mbrojnë edhe nga ndonjë komplot i Bashkimit Evropian, edhe pse Bashkimi Evropian nuk mund të jetë më i qartë në mesazhet e tij ndaj nesh”, përfundoi Georgievski.

Ai paralajmëroi se vazhdimësia e një nacionalizmi të tillë irracional i shkakton dëm interesave shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre
Next Article Takimi për kufirin Kinë-Indi, arrihet konsensus prej tetë pikash
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?