By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Ekonomisë e hapur për formulë të re të përllogaritjes së pages minimale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Ekonomisë e hapur për formulë të re të përllogaritjes së pages minimale
Maqedoni

Ministria e Ekonomisë e hapur për formulë të re të përllogaritjes së pages minimale

admin
Last updated: 27/08/2026 16:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i është përgjigjur sot paralajmërimeve për presione sindikale sa i përket pagës minimale para harmonizimit të rregullt ligjor në mars të vitit të ardhshëm. Ai gjatë një brifindu me gazetarët tha se, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës janë të hapura për dialog me partnerët socialë për ndryshimin e formulës së harmonizimit të pagës minimale, përllogaritjen e saj sipas pagës mesatre, si dhe për marrëveshje të reja kolektive, por të gjitha zgjidhjet duhet të miratohen mbi bazën e parametrave realë ekonomikë.

Ai njoftoi se çështja e lartësisë dhe mënyrës së përllogaritjes së pagës minimale së shpejti do të hapet për diskutim me partnerët socialë në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social.

“Në njërin prej Këshillave Ekonomikë-Socialë këtë vit, me siguri do të vendoset edhe kjo çështje në tryezë për t’u diskutuar. Le të biem dakord për marrëveshjen kolektive. Sepse ka institucione të caktuara ku një drejtues sektori merr pagë më të lartë se ministri ose më të lartë se dikush tjetër që punon shumë më tepër. Kur i shqyrtojmë këto kërkesa, ato përplasen me njëra-tjetrën. Le të ulemi dhe ta ndryshojmë formulën për përllogaritjen e pagës minimale”, tha Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë

Durmishi informoi gjithashtu për dinamikën e zbatimit të masave nga agjenda e reformave, duke theksuar se Ministria e Ekonomisë dhe Punës deri tani ka përmbushur pesë hapa kyç, nga të cilët shteti pret të përfitojë rreth 20 milionë euro nga Bashkimi Evropian, pas marrjes së konfirmimit zyrtar.

Kujtojmë se, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale të rritet në 600 euro. Një kërkesa të ngjashme ka edhe partia opozitare LSDM, e cila ka paralajmëruar një propozim ligj të ri për pagën minimale.

Sipas formulës aktuale, përllogaritja e pagës minimale parashikon 50 për qind të shpenzimeve të jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare, ndërkaq nga gjithsej 750 mijë të punësuar në vend, pagë minimale marrin rreth 30 mijë persona.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article RMV dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për interkonektor të gazit
Next Article Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?