By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë
Sport

Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë

admin
Last updated: 27/08/2026 16:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Saga e transferimit të Julian Alvarez vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të kësaj vere.

Sulmuesi argjentinas dëshiron të largohet nga Atletico Madridi dhe të transferohet te Barcelona, por klubi madrilen vazhdon të mbajë qëndrim të prerë kundër largimit të tij.

Alvarez kërkon ndihmë nga kapitenët

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Alvarez ka ndërmarrë një tjetër hap në përpjekje për të zgjidhur situatën. Sulmuesi thuhet se ka kontaktuar kapitenët e Atletico Madridit – Koke, Jan Oblak dhe Jose Maria Gimenez, duke u kërkuar atyre ndihmë për të ndërmjetësuar me klubin dhe për të hapur rrugën drejt negociatave me Barcelonën.

Argjentinasi synon të realizojë dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou”, ndërsa Barcelona vazhdon ta konsiderojë atë një objektiv të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Simeone e ndërpret menjëherë situatën

Megjithatë, tentativa e Alvarez duket se është përballur me një pengesë të menjëhershme. I njëjti burim raporton se trajneri Diego Simeone ka ndërhyrë duke u bërë të qartë lojtarëve se nuk mund të ndikojnë në vendimin e klubit.

Sipas raportimit, Simeone u ka thënë kapitenëve se vendimi për të ardhmen e Alvarez i takon vetëm drejtuesve të Atletico Madridit dhe se ata nuk kanë mundësi të ndërhyjnë në këtë çështje.

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin e tyre se nuk kanë ndërmend të ulen në tavolinën e negociatave me Barcelonën për Alvarez.

Megjithatë, me mbylljen e afërt të afatit kalimtar, situata mbetet e hapur dhe dëshira e sulmuesit për t’u transferuar në Barcelonë mund të sjellë zhvillime të reja në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Alvarez tashmë ka bërë lëvizjen e tij, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për ta bindur Atletico Madridin të ndryshojë qëndrim.

You Might Also Like

Musiala do të humbasë ndeshjen hapëse të Bundesligës, por Kompany është optimist për gjendjen e tij shëndetësore

“Është nder ta kem emrin tim të shënuar në këtë histori”, Muriqi flet pasi udhëhoqi Fenerbahcen drejt Ligës së Kampionëve

Yaya Toure shkruan histori si trajner i Slovan Bratislava

Atletico Madridi vendos si objektiva dy sulmuesit e Ligës Premier

Liverpooli është afër transferimit të Barcolas, marrëveshja me PSG-në hyn në fazën përfundimtare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Ekonomisë e hapur për formulë të re të përllogaritjes së pages minimale
Next Article AIDA: Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?