By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Kërkesat e bujqve janë legjitime, do t’i ndihmojmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Kërkesat e bujqve janë legjitime, do t’i ndihmojmë
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Kërkesat e bujqve janë legjitime, do t’i ndihmojmë

admin
Last updated: 27/08/2026 16:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me qëndrimin e tij për njoftimin nga ana e bujqve nga rajoni i Strumicës për protesta, theksoi se kërkesat e tyre janë legjitime dhe se Qeveria, përmes mekanizmave që ka në dispozicion, do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e saj për t’i ndihmuar.

“Unë absolutisht dua të them se si Qeveri i mbështesim bujqit dhe kërkesat e tyre dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Sepse ata janë njerëzit që na ushqejnë dhe në këtë vit, i cili është jashtëzakonisht sfidues, kur në rrethe joformale përdoret shprehja se këtë vit “duhet të mbijetohet”, vlerësoj se kërkesat e bujqve janë legjitime dhe ne si Qeveri, përmes mekanizmave që kemi në dispozicion, do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar, gjë që në fakt e kemi dëshmuar që kur u zgjodhëm si Qeveri”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu iu referua edhe asaj që ka bërë deri tani kjo Qeveri në drejtim të sigurimit të kushteve më të mira për bujqit, duke pasur parasysh gjendjen katastrofike që la pushteti i kaluar në këtë sektor.

“Do t’ju rikujtoj, nuk ka rendiment të mirë pa kanale të pastruara për ujitje dhe pa akumulime të mbushura, siç ishte rasti tani. Ja, sot mora informacion se, në parim, niveli i ujit në akumulimet dhe lumenjtë është më i ulëti rreth Shën Mërisë së Madhe, ndërsa akumulimet tona janë diku rreth 60%. Pra, përfundon sezoni i ujitjes, diku rreth 60% janë të mbushura. Do t’ju rikujtoj, më 23 qershor, kur u zgjodh kjo Qeveri, përqindja në akumulimet ishte 7. Ato nuk ishin akumulime, ishin këneta. Ky është përafërsisht dallimi në atë që kemi bërë ne për të pasur rendiment më të madh dhe çfarë bëjmë ne për bujqit”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu lëshoi kritika drejt përfaqësuesve të pushtetit të mëparshëm, të cilët, edhe pse i shkatërruan dhe i çuan bujqit në gjendje të mjerueshme, sot dalin pa pikën e turpit në të ashtuquajturën mbrojtje të tyre dhe mendojnë se populli u beson.

“Së dyti, më kujtohen ato mbledhjet e para të Qeverisë, kur diskutohej për dy kompani shtetërore që ishin në një gjendje mjaft sfiduese, përkatësisht për disa muaj punonjësve nuk u ishin paguar pagat. Bëhet fjalë për ‘Pyjet Kombëtare’ dhe SHA ‘Ekonomia e Ujërave’. Kur them disa, për 3-4 muaj nuk u ishin paguar pagat. Gjithashtu më kujtohet se atëherë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave raportoi se nuk ishin paguar subvencione që nga viti 2020. Në qershor të vitit 2024 nuk ishin paguar subvencione që nga viti 2020.

Dhe sot, sikur të kenë amnezi në opozitë, të gjitha këto i harrojnë, por le të jetë kështu, ata që mendojnë se i kanë harruar të gjitha këto, mendojnë gjithashtu se populli u beson dhe, pa pikën e turpit, dalin në opinion dhe vendosen në të ashtuquajturën mbrojtje të bujqve.

Po këta janë ata që i shkatërruan dhe i sollën bujqit në gjendje të mjerueshme. Sot, pa pikën e turpit, i shohim duke xhiruar ‘reels’, kanë frikë të përballen sepse mund tu parashtrohen pyetje të pakëndshme. Xhirohen me kamerë dhe e publikojnë atë dhe mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë njëfarë mbështetjeje, ndërsa harrojnë se reputacioni i tyre është zero, ndërsa kredibiliteti është negativ”, nënvizoi Mickoski dhe shtoi:

“Ta përmbledhi, bujqit e kanë absolutisht mbështetjen tonë, bujqit e vërtetë janë partnerët tanë dhe ne vazhdojmë që, si Qeveri, të jemi partnerë të vërtetë të bujqve të vërtetë.”

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Behar Emini: Dokument i falsifikuar me emrin dhe nënshkrimin e Fondit është dorëzuar për verifikim
Next Article Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?