By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Behar Emini: Dokument i falsifikuar me emrin dhe nënshkrimin e Fondit është dorëzuar për verifikim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Behar Emini: Dokument i falsifikuar me emrin dhe nënshkrimin e Fondit është dorëzuar për verifikim
Maqedoni

Behar Emini: Dokument i falsifikuar me emrin dhe nënshkrimin e Fondit është dorëzuar për verifikim

admin
Last updated: 27/08/2026 16:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini, përmes institucionit që drejton, ka njoftuar opinionin publik për një rast të dokumentit të falsifikuar që pretendohej se ishte lëshuar nga Fondi.

Më 26 gusht 2026, në Fond është dorëzuar për verifikim një kontratë, autenticiteti i së cilës ishte vënë në pikëpyetje. Pas verifikimit, është konstatuar se bëhet fjalë për dokument të rremë, ku pa autorizim janë përdorur të dhëna zyrtare, emri, nënshkrimi dhe shenjat zyrtare të Fondit dhe të drejtorit të tij.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të dokumentit me qëllim të mashtrimit dhe përfitimit të mjeteve financiare, Fondi për Sigurimin e Depozitave ka paraqitur kallëzim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme – Njësisë për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik.

Fondi thekson se nuk lëshon kontrata që garantojnë sigurinë e investimeve private dhe nuk ndërmjetëson marrëveshje të tilla investimi.

Drejtori Behar Emini dhe Fondi u bëjnë thirrje qytetarëve, kompanive dhe institucioneve që të tregojnë kujdes ndaj dokumenteve, ofertave apo mesazheve që përdorin emrin ose logon e Fondit dhe të verifikojnë autenticitetin e tyre përmes kanaleve zyrtare.

Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa Fondi ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht me institucionet gjatë procedurës së mëtejshme.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj
Next Article Mickoski: Kërkesat e bujqve janë legjitime, do t’i ndihmojmë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?