By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 60 mijë veprime në kartelat mjekësore digjitale të Spitalit të Vlorës gjatë maj-korrikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbi 60 mijë veprime në kartelat mjekësore digjitale të Spitalit të Vlorës gjatë maj-korrikut
Shqipëri

Mbi 60 mijë veprime në kartelat mjekësore digjitale të Spitalit të Vlorës gjatë maj-korrikut

admin
Last updated: 31/08/2026 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Fluksi i pacientëve në shërbimin e urgjencës të Spitalit Rajonal Vlorë është rritur gjatë sezonit turistik, ndërsa paralelisht po avancon procesi i dixhitalizimit të shërbimeve shëndetësore përmes implementimit të sistemit Sistemi Rajonal i Informacionit Spitalor (RHIS).

Mjeku specialist në spitalin rajonal Vlorë, Daniel Hoxha, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe urgjenca ka përballuar një numër të konsiderueshëm pacientësh, mes të cilëve edhe pushues që ndodhen në qytetin bregdetar dhe zonat turistike përreth.

“Numri i vizitave të pacientëve ka ardhur duke u rritur, pasi jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mbizotërojnë kryesisht virozat e stinës, gastroenteritet akute dhe gjendjet febrile”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, një numër i konsiderueshëm pacientësh, përfshirë edhe pushues, paraqiten në urgjencën e Vlorës për të marrë shërbim shëndetësor dhe, në rastet kur është e nevojshme, për trajtime më të specializuara mjekësore.

Një tjetër risi në punën e përditshme të stafit shëndetësor është dixhitalizimi i kartelave mjekësore të pacientëve, proces që ka nisur të implementohet që prej qershorit 2026 përmes sistemit online RHIS.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë periudhës maj–korrik 2026 janë regjistruar 60 394 veprime në të gjithë rrjetin spitalor përmes sistemit RHIS, duke shënuar një rritje prej 339%.

Implementimi i këtij sistemi synon avancimin e mëtejshëm të dixhitalizimit të shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e menaxhimit të të dhënave mjekësore dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi do të mbajë brifing me gazetarët
Next Article Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?