By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje
Maqedoni

VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje

admin
Last updated: 31/08/2026 13:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Koalicioni VLEN ka kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe institucionale për nxënësit të cilëve u është pamundësuar regjistrimi në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski–Penko” në Komunën e Butelit.

Në një konferencë për media, Arbesa Ramani nga VLEN deklaroi se fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë dhe të mosmarrëveshjeve ndërmjet institucioneve. Sipas saj, këshilltarët e VLEN-it e kanë ngritur këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Butelit, duke kërkuar veprim në interes të nxënësve, por kërkesa për një zgjidhje konkrete nuk ka marrë përgjigjen e nevojshme.

Ramani theksoi se këshilltarët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë për mbylljen e asnjë paraleleje. Ajo shtoi se ata nuk kanë votuar as për vendimin për rajonizimin e shkollave.

Sipas VLEN-it, nenet 7, 8 dhe 9 të vendimit për rajonizimin nuk e përjashtojnë regjistrimin e nxënësve nga rajone apo komuna të tjera, nëse shkolla ka vende të lira dhe plotësohen kushtet e parashikuara.

Vendimi, siç u tha, u jep përparësi edhe nxënësve që jetojnë në largësi deri në dy kilometra nga shkolla. VLEN vlerëson se është e papranueshme që shkollat e tjera në Komunën e Butelit të pranojnë nxënës nga komuna të tjera, ndërsa fëmijëve që jetojnë pranë shkollës “Petar Zdravkovski–Penko” t’u mohohet regjistrimi, pavarësisht se ekzistojnë kapacitete për pranimin e tyre. Ramani bëri të ditur se VLEN-i është në koordinim të drejtpërdrejtë me zëvendësministrin e Arsimit, me qëllim që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje konkrete dhe e drejtë për nxënësit.

“Fëmijët nuk duhet ta paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve institucionale. E drejta për arsim dhe interesi i tyre duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, deklaroi Ramani. Nga kryetari i Komunës së Butelit dhe drejtuesit e shkollës, VLEN kërkoi veprim dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se në këtë rast nuk nevojiten arsyetime apo bartje e përgjegjësisë, por një zgjidhje e menjëhershme.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prej nesër në Aeroportin e Shkupit: Vetëm një herë në ditë mund të hyni falas
Next Article Spektakël i pingpongut në Prishtinë, përmbyllet me sukses ‘Prishtina Open 2026’
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?