By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshja me LVV-në dhe kandidatura e Sejdiut për president – a ka pakënaqësi në LDK?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Marrëveshja me LVV-në dhe kandidatura e Sejdiut për president – a ka pakënaqësi në LDK?
Kosovë

Marrëveshja me LVV-në dhe kandidatura e Sejdiut për president – a ka pakënaqësi në LDK?

admin
Last updated: 31/08/2026 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president nuk është pritur njëzëri brenda LDK-së.

Siç raportohet brenda partisë, ka pasur pakënaqësi lidhur me mënyrën se si është arritur marrëveshja dhe madje thuhet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është konsultuar paraprakisht me strukturat e partisë për emrin e Sejdiut.

Kryesia e LDK-së pritet të mblidhet të martën, ndërsa më pas pritet edhe një takim me Grupin Parlamentar.

Telegrafi ka provuar të marrë qëndrime nga deputetë dhe zyrtarë të LDK-së lidhur me marrëveshjen dhe kandidaturën e Sejdiut, përfshirë Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Armend Zemajn dhe Imri Ahmetin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje prej tyre.

Abdixhiku, ndërkohë, ka deklaruar se LDK-ja do ta mbështesë marrëveshjen, duke theksuar se interesi i shtetit duhet të jetë mbi atë partiak.

Marrëveshja për kandidaturën e Sejdiut u bë publike pas takimit të Abdixhikut me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sejdiu e ka pranuar kandidaturën, duke thënë se është vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Tash, përveç marrëveshjes politike mes dy partive, sfida mbetet sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regragui zbulon detajet e përpjekjeve për të bindur Yamalin të përfaqësojë Marokun
Next Article 25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Trump do të mbajë fjalim në Pentagon
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?