By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “13-vjeçari lufton për jetën”, Toshkovski: Edhe i dyshuari për plagosjen në Çair është i mitur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > “13-vjeçari lufton për jetën”, Toshkovski: Edhe i dyshuari për plagosjen në Çair është i mitur
KronikaMaqedoni

“13-vjeçari lufton për jetën”, Toshkovski: Edhe i dyshuari për plagosjen në Çair është i mitur

admin
Last updated: 01/09/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Të gjithë pjesëmarrësit në incidentin në lagjen Çair të Shkupit, ku me thikë u plagos një fëmijë 13-vjeçar, janë siguruar nga policia, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke sqaruar se janë ndaluar gjithsej pesë persona.

Sipas ministrit, fëmija i plagosur është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi ministri.

Toshkovski tha se skena të tilla të dhunshme nga të miturit përbëjnë sfidë jo vetëm për shtete si Maqedonia e Veriut, por edhe për vendet e mëdha dhe të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian.

“Bëhet fjalë për kryerje të veprave penale jashtëzakonisht të dhunshme nga të miturit, ku përgjigjja penale dhe shoqërore është shumë ndryshe nga ajo kur bëhet fjalë për persona madhorë. Si shoqëri duhet të hyjmë pak më thellë në këtë çështje dhe duhet të ketë një përgjigje më të gjerë institucionale – nga ministritë kompetente dhe të gjithë faktorët shoqërorë, nga prindërit, qendrat sociale, MPB-ja, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Arsimit, qendrat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë. Vërtet, ky është një nga sfidat më të tmerrshme që kemi përpara”, theksoi ministri Toshkovski.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Muhamet Hoxha sot vizitoi shkollën “Bajram Shabani” në Kondovë
Next Article Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?