By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FSSH: Mbi 623 milionë denarë për pushim mjekësor, mbi 414 milionë për pushim të lehonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > FSSH: Mbi 623 milionë denarë për pushim mjekësor, mbi 414 milionë për pushim të lehonisë
Maqedoni

FSSH: Mbi 623 milionë denarë për pushim mjekësor, mbi 414 milionë për pushim të lehonisë

admin
Last updated: 01/09/2026 14:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) gjatë muajit gusht të këtij viti ka paguar gjithsej 623.150.780 denarë në bazë të kompensimit të pagës për ndërprerje të përkohshme për punë, nga të cilat 414.050.780 denarë janë paguar për pushim të lehonisë.

Siç informojnë nga FSSH-ja, bëhet fjalë për një realizim jashtëzakonisht të lartë mujor, i arritur përmes përpunimit të përshpejtuar të lëndëve dhe planifikimit të kujdesshëm të mjeteve në dispozicion, me një qëllim të qartë që pagesat ndaj të siguruarve të realizohen rregullisht dhe me dinamikë të qëndrueshme.

“Gjatë përpunimit të lëndëve është respektuar renditja kronologjike, duke i dhënë përparësi të siguruarve, kërkesat e të cilëve kanë datë më të hershme. Me këtë dinamikë, Fondi krijoi kushte që kompensimet për pushim mjekësor, e veçanërisht kompensimet për leje lindjeje, të paguhen në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Prioritet i veçantë për pagesën e kompensimeve të lehonisë u dha me udhëzim të drejtorit të përgjithshëm të Fondit, Zlatko Perinski. Me planifikim të kujdesshëm dhe menaxhim efikas të mjeteve, gjatë muajit gusht u siguruan mbi 414 milionë denarë vetëm për kompensimet e lehonisë, pa cenuar pagesën e rregullt të detyrimeve të tjera financiare të Fondit”, njoftoi FSSH-ja.

Në njoftim thuhet se kjo qasje do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

“Pagesa e rregullt e kompensimeve për pushim mjekësor, me fokus të veçantë te kompensimet e lehonisë, mbetet një nga prioritetet e udhëheqjes së Fondit, paralelisht me sigurimin e stabilitetit financiar dhe përmbushjen pa pengesa të të gjitha detyrimeve të tjera ndaj të siguruarve dhe sistemit shëndetësor. Pas këtyre shifrave qëndrojnë të siguruarit dhe familjet për të cilat pagesa në kohë nënkupton siguri në një periudhë kur ajo është më e nevojshme. Prandaj, Fondi vazhdon me përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit në punë, me një qëllim të qartë – pagesa të rregullta, kohë më të shkurtër të përpunimit dhe siguri më të madhe për të siguruarit”, theksojnë nga FSSH-ja.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pezeshkian i shtrin dorën Uashingtonit përpara takimit me Putinin
Next Article Sulejmani uron nxënësit e klasave të para: “Një hap i rëndësishëm drejt dijes dhe suksesit”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?