By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana ndalon produkte medicinale për dobësim, malli ishte deklaruar si material kimik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Dogana ndalon produkte medicinale për dobësim, malli ishte deklaruar si material kimik
Kronika

Dogana ndalon produkte medicinale për dobësim, malli ishte deklaruar si material kimik

admin
Last updated: 01/09/2026 15:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 1 shtator, argument.mk/ – Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave dhe tentimit për shmangie të procedurave doganore në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë kanë ngritur dyshime lidhur me përshkrimin dhe llojin e mallit të deklaruar si “Polycarboxylate Superplasticizer”.

Pas kontrollit fizik të pakos, është konstatuar se përshkrimi i deklaruar nuk përputhej me mallin e gjetur. Sipas Doganës, bëhej fjalë për produkte medicinale të destinuara për dobësim.

Sipas të dhënave të rastit, këto produkte nuk janë të aprovuara për qarkullim në treg, ndërsa për importimin e tyre kërkohet leje përkatëse nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPPM).

Vlera e mallit, pa përfshirë detyrimet dhe taksat, është 1,775.90 euro.

Dogana ka bërë të ditur se nga veprimet e ndërmarra është evidentuar se pala kishte tentuar të shmangte kontrollin dhe procedurat doganore përmes ndryshimit të përshkrimit të mallit dhe deklarimit të të dhënave jo të sakta.

Sipas Doganës, qëllimi dyshohet se ishte shmangia e detyrimeve dhe lejeve të nevojshme për vendosjen e mallit në qarkullim të lirë.

Për rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse procedurale, ndërsa veprimet e palës janë trajtuar si kundërvajtje doganore, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Dogana e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit, parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore dhe kontrollin e mallrave që hyjnë në territorin e Kosovës.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sarah Jessica Parker tregon të vërtetën për Carrie Bradshaw: Njerëzit mendojnë se jam ajo
Next Article Bozhinovska me Bordin e ri Drejtues dhe Mbikëqyrës të NOMAGAS: Projektet strategjike të gazit dhe përshpejtimi i gazifikimit mbeten prioritet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?