By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizje surprizë e Chelseat në fund të afatit kalimtar, kërkohet ylli i Arsenalit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Lëvizje surprizë e Chelseat në fund të afatit kalimtar, kërkohet ylli i Arsenalit
Sport

Lëvizje surprizë e Chelseat në fund të afatit kalimtar, kërkohet ylli i Arsenalit

admin
Last updated: 01/09/2026 15:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Chelsea po shqyrton një lëvizje surprizë në orët e fundit të afatit kalimtar, teksa londinezët kanë vendosur në radar mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi.

“Blutë” po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës pas largimit të mundshëm të Enzo Fernandez, i cili raportohet se është pranë një transferimi te Manchester City.

Në këtë situatë, Zubimendi është shfaqur si një nga opsionet që po vlerësohen nga drejtuesit e Chelseat.

Sipas raportimeve, mesfushori spanjoll është një nga pesë alternativat në listën e klubit londinez për të mbuluar hapësirën e krijuar në mesfushë.

Përveç Zubimendit, Chelsea po monitoron edhe Morgan Gibbs-White, Lucas Bergvall dhe Lamine Camara.

Megjithatë, transferimi i Zubimendit nga Arsenali duket një operacion tejet i vështirë. Spanjolli konsiderohet një element i rëndësishëm në projektin e Mikel Artetës, ndërsa trajneri i “Topçinjve” nuk dëshiron të humbasë një prej lojtarëve të tij kryesorë.

Zubimendi iu bashkua Arsenalit pas aventurës te Real Sociedad dhe që prej transferimit ka fituar një rol të rëndësishëm në skuadër, duke u shndërruar në një prej pikave kyçe të mesfushës së Artetës.

Chelsea, ndërkohë, po punon kundër kohës për të gjetur një zgjidhje përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Largimi i mundshëm i Enzo Fernandez ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë me urgjencë një mesfushor të nivelit të lartë, me Zubimendin që tashmë është një nga emrat në konsideratë.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bozhinovska me Bordin e ri Drejtues dhe Mbikëqyrës të NOMAGAS: Projektet strategjike të gazit dhe përshpejtimi i gazifikimit mbeten prioritet
Next Article Janevska për mbylljen e shkollave: Filloristët duhet të kërkojnë motra dhe vëllezër
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?