Tiranë, 1 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, zhvillimin e një takimi me shqiptarët e Amerikës, pas më shumë se 5 vitesh i shpallur “non grata”.
“Freedom Works”, takimi me shqiptarët e Amerikës, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.
Sipas njoftimit të publikuar nga Berisha, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.
Zyra e shtypit në Partinë Demokratike bëri me dije se ky takim pritet të jetë një tjetër moment i komunikimit të drejtpërdrejtë të Berishës me diasporën shqiptare në SHBA, duke vendosur në fokus marrëdhënien me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut dhe mesazhet politike që do të përcillen gjatë këtij aktiviteti.

