By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ka ndërruar jetë historiani, publicisti dhe studiuesi, Daut Dauti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Ka ndërruar jetë historiani, publicisti dhe studiuesi, Daut Dauti
Kulturë

Ka ndërruar jetë historiani, publicisti dhe studiuesi, Daut Dauti

admin
Last updated: 01/09/2026 18:35
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Sot, më 1 shtator 2026, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë në Londër historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet
Pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm dhe kujdesit mjekësor në një nga institucionet më të njohura shëndetësore në Londër, sëmundja ishte e pamëshirshme.

Me largimin e tij, familja humbi bashkëshortin, babanë dhe gjyshin e dashur; miqtë humbën një njeri besnik e fisnik, ndërsa kultura, gazetaria dhe historiografia shqiptare humbën një studiues me kontribut të veçantë.
Dr. Daut Dauti u lind në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, vendlindje me të cilën mbeti i lidhur shpirtërisht gjatë gjithë jetës. Edhe pse një pjesë të madhe të jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale e kaloi në Prishtinë dhe Londër, Kokaj mbeti vendi që e donte veçanërisht, vendi i kujtimeve, i familjes dhe i rrënjëve të tij.

Domethënës është fakti se pikërisht këtë vit ai botoi edhe një libër me tregime e kujtime që lidhen me vendlindjen e tij, sikur të dëshironte t’i linte asaj edhe një dëshmi të fundit të dashurisë dhe lidhjes së tij të pandashme me Kokajn.
Shkollën fillore Daut Dauti e kreu në Prishtinë, ndërsa gjimnazin në Gjilan. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.
Ai i përkiste brezit të intelektualëve shqiptarë që gazetarinë nuk e kuptuan vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi publike.

Shkrimet e para i botoi në gazetën studentore “Bota e Re”, për të vazhduar më pas në revistën “Zëri”. Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj nga Londra, në një periudhë vendimtare për Kosovën.

Në vitet 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR) në Londër dhe ishte ndër njerëzit që kontribuuan në themelimin e zyrës së këtij instituti në Prishtinë.

Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, ndërsa në të njëjtën periudhë ishte edhe anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Veprimtaria e tij profesionale e çoi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2002 qëndroi në Kettering Foundation në Dayton, ku zhvilloi hulumtime mbi median dhe demokracinë, duke vazhduar më pas bashkëpunimin si International Fellow dhe duke botuar studime në fushën e gazetarisë, politikës dhe shkencave juridike.
Në vitin 2005 punoi si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosu
Në Londër ishte i angazhuar edhe pranë International Organization for Migration (IOM) dhe bashkëpunoi me organizata e institucione ndërkombëtare si këshilltar për informim dhe çështjet e Ballkanit.

Por një nga kontributet e tij më të rëndësishme mbetet puna në historiografi.
Në University of Leeds, në Shkollën e Historisë, Dr. Daut Dauti zhvilloi hulumtime shumëvjeçare mbi politikën britanike dhe çështjen shqiptare, duke mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën:
“The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876–1914” – “Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1876–1914”.

Puna e tij mbi dokumentacionin diplomatik britanik solli në historiografinë shqiptare burime dhe këndvështrime të rëndësishme për periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, diplomacinë e Fuqive të Mëdha dhe zhvillimin e çështjes shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Ai ishte autor i një vargu librash dhe studimesh, ndër të cilat:
“Reflektime Shqiptaro-Britanike”,
“Lufta për Trepçën”,
“Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet”,
“Building an Independent Media in Kosova – Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë”,
“Assemblies and Ancient Deliberation According to the Code of Lekë Dukagjini”,
dhe veprës së rëndësishme
“Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877–1880”.
Përveç librave, la pas një numër të madh artikujsh, analizash dhe punimesh shkencore të botuara në Kosovë, Britani të Madhe dhe vende të tjera.
Në paraqitjet e tij publike ishte analist i mprehtë, kritik kur e kërkonte e vërteta dhe i palëkundur në bindjen se interesat e Kosovës dhe çështja shqiptare duhej të mbroheshin me dije, argument dhe dokument.
Për ata që patën fatin ta njihnin nga afër, Daut Dauti ishte shumë më tepër se historian, gazetar e studiues. Ishte mik, bashkëpunëtor, bashkëbisedues i jashtëzakonshëm dhe njeri i cili dijen e ndante pa kursim.
Pas vetes la bashkëshorten, vajzën, dy djemtë, një nip dhe një mbesë, familjen e gjerë, miqtë, kolegët dhe një trashëgimi të çmuar intelektuale.

Sipas dëshirës dhe lidhjes së tij të përhershme me vendlindjen, Dr. Daut Dauti do të varroset në Kokaj, në tokën që e deshi aq shumë dhe së cilës iu kthye vazhdimisht në shkrimet, kujtimet dhe tregimet e tij.
Dauti po kthehet për herë të fundit në Kokajn e tij.
Por librat, studimet, shkrimet dhe kujtimi për të do të mbeten.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.
Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.(Ismet Azizi/INA)

You Might Also Like

TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj

ËNDRRA

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

In Memoriam: Dolly Parton (1946-2026) – karriera e pashoqe që përmbysi klishetë e muzikës kantri

MALL E KEQARDHJE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meteorologët paralajmërojnë stuhi për nesër
Next Article Nëna e Gjoko Ristovit pagoi 400 mijë euro për katër apartamente: Investitori zbuloi detaje para Gjykatës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?