By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski u nis nga Shkupi, Mickoski e priti në Zelenikovë! Me udhëtim simbolik u promovua “Treni i qytetit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski u nis nga Shkupi, Mickoski e priti në Zelenikovë! Me udhëtim simbolik u promovua “Treni i qytetit”
Maqedoni

Nikolloski u nis nga Shkupi, Mickoski e priti në Zelenikovë! Me udhëtim simbolik u promovua “Treni i qytetit”

admin
Last updated: 02/09/2026 12:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtuesit e ndërmarrjeve hekurudhore si dhe punonjësit e tyre, këtë mëngjes, të shoqëruar nga mediat, u nisën me trenin urban nga stacioni hekurudhor në Zelenikovë drejt Shkupit. Udhëtimi simbolik u zhvillua me rastin e promovimit zyrtar të projektit “Treni urban”, në linjën e parë nga tre të planifikuara, e cila kalon nëpër Zelenikovë – Zelenikovë e Re – Oreshanë – Jane Sandanski – Draçevë – Lisiçe dhe përfundon në Stacionin e Ri Hekurudhor në Shkup.

Projekti “Treni urban” është një ide e kësaj Qeverie, me qëllim që qytetarët e Shkupit, si nga zonat periferike ashtu edhe nga pjesa qendrore e qytetit, të kenë transport publik më të shpejtë, më efikas dhe më të përballueshëm.

Qëllimi është lidhja e pjesëve periferike të Shkupit me zonën qendrore të qytetit, që do të mundësojë udhëtime më të lira, kohë më të shkurtër udhëtimi, më pak pritje dhe transport publik më të shpejtë.

“Hekurudhat Infrastrukturë” ka kryer një rikonstruksion të plotë të linjës hekurudhore për nevojat e projektit “Treni urban”, me qëllim rritjen e nivelit dhe kapacitetit të shpejtësisë në këtë relacion.

Qarkullimi në linjën Zelenikovë – Stacioni i Ri Hekurudhor në Shkup do të realizohet me tre trena, sipas një orari të përcaktuar saktësisht nga MZ “Transport”.

Ndërkohë, po punohet edhe në projektimin e linjës së dytë dhe të tretë të “Trenit urban”. Njëra do të lidhë Stacionin e Ri Hekurudhor përmes Butelit dhe Shkupit-Veri me Gjorçe Petrovin, ndërsa tjetra do të kalojë përmes Autokomandës dhe Maxharit deri në Ilinden.

Relacioni i parë Shkup-Zelenikovë përshkruhet për 20 minuta. 40 denarë kushton bileta për një drejtim, 70 kthyese ndërsa 1400 denarë bileta mujore.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së
Next Article Kuzevska: Mickoski përsëri e ka fut në borxh Maqedoninë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?