By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë, thekson rolin e rëndësishëm të mërgatës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë, thekson rolin e rëndësishëm të mërgatës
Kosovë

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë, thekson rolin e rëndësishëm të mërgatës

admin
Last updated: 02/09/2026 12:57
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 2 shtator, argument.mk/ – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Kosovës, Anne-Lise Cattin Hennin.

Haxhiu i uroi ambasadores Cattin Hennin mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të forcohen edhe më tej.

“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës së Kosovës në Zvicër në afrimin e dy vendeve.

“Një vend të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e ka mërgata jonë atje, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve”, u shpreh U.D. Presidentja.

Haxhiu e siguroi Ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e saj të plotë në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

You Might Also Like

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin

Gashi- Isufajt: Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit, i përgjigjesh pyetjeve të anëtarëve

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Venezuela i dorëzon SHBA-së kontrollin mbi një të pestën e naftës së vendit
Next Article OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?