Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, inspektoi nga afër punimet në ndërtimin e shkollës së re “Tekstile” dhe të Gjimnazit “7 Marsi”, projekte që pritet të krijojnë kushte më moderne për nxënësit e qytetit.
Kasami vizitoi edhe Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, ku po ndërtohet një pishinë e re, ndërsa gjatë pushimeve verore janë realizuar një sërë punimesh për përmirësimin e kushteve në këtë institucion arsimor.
“Nga afër inspektova punimet në ndërtimin e shkollës së re “Tekstile“ dhe Gjimnazit “7 Marsi“, projekte të rëndësishme që po krijojnë kushte më të mira dhe më moderne për nxënësit tanë. Vizitova gjithashtu SHF “Naim Frashëri“, ku po punohet për ndërtimin e pishinës, ndërsa gjatë pushimeve verore janë realizuar edhe një sërë punimesh për përmirësimin e kushteve në këtë shkollë!”, theksoi kryetari Kasami.
Ai tutje shton që investimet në arsim lidhen me të ardhmen e qytetit.
“Investimet në arsim janë investime në të ardhmen e qytetit tonë. Ne vazhdojmë të punojmë që nxënësit e Tetovës të kenë shkolla moderne, ambiente të sigurta dhe kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim!”, ka përfunduar Kasami.

