By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akull me baktere, i prodhuar në kushte johigjienike dhe i shitur prej vitesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Akull me baktere, i prodhuar në kushte johigjienike dhe i shitur prej vitesh
Maqedoni

Akull me baktere, i prodhuar në kushte johigjienike dhe i shitur prej vitesh

admin
Last updated: 26/09/2026 10:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Radovish, 26 shtator argument.mk/ – Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy banorëve të Radovishit, të cilët në mënyrë të paautorizuar dhe në kushte johigjienike prodhonin akull, ku është konstatuar prania e baktereve. Ujin për prodhim e siguronin përmes një lidhjeje ilegale me rrjetin e ujësjellësit.

SPB Strumicë–NJPP Radovish, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Radovish, ka paraqitur kallëzim penal ndaj T.D. (62) dhe S.D. (62), të dy nga Radovishi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer në vazhdimësi veprën penale “prodhimi dhe nxjerrja në qarkullim e produkteve të dëmshme ushqimore dhe produkteve të tjera”, sipas nenit 213 të Kodit Penal.

Të kallëzuarit, prej disa vitesh, si prodhues të paregjistruar të akullit, kanë prodhuar akull në kushte të improvizuara dhe johigjienike dhe, në këtë mënyrë, e kanë nxjerrë në mënyrë të pasigurt në qarkullim, duke ua shitur personave të tjerë juridikë dhe fizikë.

Më 16.09.2026, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë–NJPP Radovish, në koordinim me një inspektor shtetëror të ushqimit nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, kanë kryer kontrolle në banesë dhe ambiente të tjera, në katër lokacione që i përdornin të kallëzuarit, njoftoi sot policia.

Sipas MPB-së, në tarracën në pjesën përdhese të shtëpisë ku jetonin, janë gjetur ngrirëse në të cilat kishte një numër të madh qesesh me kuba akulli. Akulli ishte ruajtur dhe lënë nga të kallëzuarit për shitje në formën e vetëshërbimit, ndërsa paratë nga shitja liheshin në një kuti të veçantë.

Ndërkaq, në ambientet e bodrumit të shtëpisë janë gjetur katër makina për prodhimin e akullit në kube, si dhe një frigorifer-ngrirës tjetër, në të cilin kishte një sasi të madhe kubash akulli, të paketuara në qese për shitje.

Me udhëzim të inspektorit shtetëror, një ekip specialistësh nga një laborator i akredituar për analizimin e ushqimit dhe ujit ka marrë mostra të ujit që përdorej si lëndë e parë për prodhimin e akullit, të produktit të gatshëm – akullit nga qeset e tre ngrirëseve – si dhe mostra nga pajisjet për prodhimin e akullit.

Nga raporti i marrë pas analizave mikrobiologjike dhe kimike të ujit është konstatuar se vetëm uji i përdorur përputhej me parametrat e kërkuar, në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Të gjitha mostrat e tjera të marra për analizë nuk përputheshin me parametrat e kërkuar dhe në këto mostra është konfirmuar prania e bakterit Escherichia coli dhe baktereve koliforme. Me këtë është dëshmuar se akulli ishte i pasigurt për përdorim dhe i dëmshëm për shëndetin e njerëzve, për shkak të kontaminimit me baktere me origjinë fekale.

Pas marrjes së rezultateve, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka vulosur dhe sekuestruar makinat e akullit dhe ngrirëset me akullin e gatshëm, me peshë prej rreth 850 kilogramësh, sqarojnë autoritetet policore.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se prodhimi i akullit bëhej përmes tubacioneve të ujit të vendosura në disa pika, ndërsa punonjësit e ndërmarrjes publike “Plavaja” në Radovish kanë konstatuar se uji që përdorej në pjesën e bodrumit nuk mathej përmes ujëmatësit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në objektin e të kallëzuarve, në vendin e quajtur “Gladno Pole”, në territorin e Radovishit, për të cilin është konstatuar se ishte ndërtuar pa leje, është gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë ajrore, të cilën e posedonin pa dokumentacionin përkatës.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve lidhur me objektin e ndërtuar pa leje dhe pushkën e sekuestruar, SPB Strumicë–NJPP Radovish do të paraqesin kallëzimet përkatëse.

Të dy personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor në Radovish.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Popovski: Nevojitet rishikimi i dytë i buxhetit, të dhënat nuk e paraqesin mirë gjendjen e ekonomisë
Next Article Kush do të përgjigjet nëse ndërtimet në Vodno shkaktojnë tragjedi si ajo në Koçan?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?