By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski: Hetimi për tregtinë e paligjshme të cigareve do të zgjerohet, janë sekuestruar 1.3 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski: Hetimi për tregtinë e paligjshme të cigareve do të zgjerohet, janë sekuestruar 1.3 milionë euro
Maqedoni

Nikollovski: Hetimi për tregtinë e paligjshme të cigareve do të zgjerohet, janë sekuestruar 1.3 milionë euro

admin
Last updated: 26/09/2026 18:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Hetimi për aksionin e policisë të titulluar “Filtër” ku në mënyrë të paligjshme janë futur në qarkullim rreth 69 milionë cigare që sipas përllogaritjeve u shkaktua dëm ndaj buxhetit të shtetit prej mbi 6 milionë euro, do të zgjerohet. Sipas drejtorit të doganave Boban Nikollovski, përveç 18 personave të dyshuar, mund të ketë të ketë edhe të përfshirë të tjerë. Në intervistën në Alsat, Nikollovski tha se 18 të dyshuarit janë persona që punonin në pika kufitare në pozicione të ndryshme dhe akuzohen për më shumë vepra penale.

”Kanë më shumë vepra penale për të cilat akuzohen. Falsifikim të deklaratave, kriminal elektronik, kontrabandë. Të gjitha këto veprime, sipas dispozitave të Kodit Penal, lidhen me veprën e kontrabandës dhe me shmangien e pagesës së akcizës sipas Ligjit për Akcizat”, tha Drejtor i Doganave.

Sa i përket kamerave të trupit, Nikollovski tha se presin që me zbatimin e tyre të ketë rezultate më të mira në luftën kundër parregullsive dhe korrupsionit.

“Mendojmë se do të kemi rezultate më të mira pasi kamerat e trupit veç më funksionojnë. Kolegët tanë kufitar veçmë i përdorin në tre pika kufitare dhe presim që pas një periudhë tre mujore të bëjmë analizat e para dhe pas tre muajve të bëjmë analizë efektive e cila do të tregoj nëse kamerat përdoren në mënyrë të duhur dhe se a kemi rezultate më të mira duke i përdorur. Unë jam i bindur se do të na ndihmojnë shumë sepse do të ndjekim të gjitha proceset që ndodhin në pikat kufitare”, theksoi Boban Nikollovskin – Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut.

Nikollovski theksoi se kamerat tashmë janë në përdorim në tre pika kufitare, në Qafë Thanë, Tabanocë dhe Bllacë. Ndërkohë Nikollovski bëri të ditur se sa i përket parave të padeklaruara që janë futur në vend përmes pikave kufitare dhe janë evidentuar nga doganierët, deri më tani janë sekuestruar rreth 1 milion e 300 mijë euro.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bllokohen rrugët në Studeniçan, banorët ndalojnë kamionët e rëndë
Next Article Detaje nga zjarri në hyrje të Tetovës, inspektorët dalin në terren
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?