By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetova 20 vite pa plan gjeneral urbanistik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tetova 20 vite pa plan gjeneral urbanistik
Maqedoni

Tetova 20 vite pa plan gjeneral urbanistik

admin
Last updated: 26/09/2026 20:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 shtator argument.mk/ – Tetova prej më shumë se 20 vitesh pa Plan Gjeneral Urbanistik, ndërsa edhe plani i ri duket se do të presë. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se Plani i ri Gjeneral Urbanistik për Tetovën është në përpunim e sipër, por për shkak të procedurave administrative dhe zgjerimit të zonës së ndërtimit, ai nuk do të mund të miratohet gjatë këtij viti. Kasami sqaroi se, ndërkohë, do të punohet për grumbullimin e të gjitha të dhënave nga institucionet, të cilat duhet të inkorporohen në Planin e ri Gjeneral Urbanistik.

“Për shkak se bëhet fjalë për zgjerim të kufijve, të gjitha projektet që kanë qenë jashtë Planit Gjeneral Urbanistik tash bëhen pjesë e planit të ri. Është dashur që një nga një të identifikohen. Jemi në komunikim me Agjencinë e Planifikimit dhe, derisa nuk i marrim lejet nga kjo agjenci, nuk mund të shkojmë në fazën tjetër. Jemi në komunikim me operatorin që bën përgatitjen e planit. Paralelisht punohet edhe në studimet tjera, sepse pjesë e Planit Gjeneral janë diku mbi 20 studime që duhet të përgatiten dhe ne punojmë që të përmbushim kohën e humbur. Derisa të sigurohen kushtet e planifikimit, punojmë në përgatitjen dhe sigurimin e studimeve tjera.”, sqaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai më tej njoftoi se deri në fund të vitit nuk do të jetë gati Plani i ri Gjeneral Urbanistik për Tetovën.

“Pra, kemi situata kur ballafaqohemi edhe me probleme administrative, sepse përgatitja e këtij plani nënkupton mbledhjen e informacioneve nga të gjitha institucionet në shtet dhe në këtë drejtim kemi situatë të paparashikuar. Zgjaten procedurat dhe ndoshta do të dalim jashtë afateve të parapara, pra nuk realizohet në 2026.”, deklaroi Kasami.

Lidhur me Planin Detal Urbanistik për Kodrën e Diellit, Kasami ka thënë se kanë pasur problem me marrjen e një lejeje nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa tash plani është në Ministrinë e Transportit dhe janë në koordinim me këtë ministri. Por, edhe ky plan hasi në pengesë. PDU-ja e Kodrës së Diellit dje u hoq nga rendi i ditës i Këshillit Komunal, pasi Ministria e Transportit ende nuk i ka dhënë dritë jeshile. Edhe për këtë plan, procedurat administrative mbeten pengesë për miratimin e tij.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike
Next Article “Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?