By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin
Bota

Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin

admin
Last updated: 27/09/2026 10:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tehran, 27 shtator argument.mk/ – Irani ka dëgjuar reagimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj propozimit të tij për një armëpushim shtatëditor, por ende është në pritje të qëndrimit përfundimtar të Washingtonit përmes ndërmjetësve, tha të shtunën ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, transmeton Anadolu.

Araghchi tha për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA se Teherani kishte paraqitur kushtet e tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe avancimin e negociatave gjatë takimeve në Nju Jork.

Ai tha se kushtet u ishin shpjeguar ndërmjetësve, të cilët më pas ia përcollën ato SHBA-së.

“E kemi dëgjuar reagimin e parë të presidentit amerikan, por ndërmjetësit ende nuk na kanë përcjellë asgjë”, tha Araghchi. “Jemi në pritje qëndrimi përfundimtar që do të na përcillet përmes ndërmjetësve dhe do të vendosim në bazë të tij”, shtoi ai.

Ai tha se çdo përparim drejt rihapjes së ngushticës apo avancimit të negociatave mbetet i kushtëzuar nga përmbushja e kërkesave të Teheranit. “Kushtet tona janë të qarta”, tha ai.

Propozimi i ri paraqet një udhërrëfyes për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e lundrimit normal brenda një jave. Ai parashikon që SHBA-ja të zhbllokojë asetet e ngrira iraniane, të heqë sanksionet ndaj naftës dhe t’i japë fund bllokadës detare ndaj porteve iraniane, pas së cilës rruga strategjike ujore mund të rihapet dhe të nisin negociatat për një marrëveshje përfundimtare.

Ministri i Jashtëm tha se një zgjidhje përmes negociatave mbetet e vetmja rrugë e mundshme përpara, duke theksuar se Teherani e ka mbajtur të hapur kanalin diplomatik.

“Nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhjeje të negociuar, të bazuar në dinjitet dhe drejtësi dhe në garantimin e të drejtave të popullit iranian”, tha ai.

Araghchi shtoi se Irani do të vazhdojë të ndjekë diplomacinë, duke refuzuar njëkohësisht të heqë dorë nga të drejtat e tij nën presion.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli vendos “mbyllje gjithëpërfshirëse” njëjavore në Bregun Perëndimor të pushtuar
Next Article Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?