By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
Shqipëri

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim

admin
Last updated: 27/09/2026 10:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 shtator argument.mk/ – Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime, duke çuar në identifikimin e 52 personave të dyshuar si pjesë e disa grupeve që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni, i koduar “Shkolla të Pastra”, është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 31 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë të identifikuar gjatë hetimeve janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë.

Gjatë hetimeve dhe ekzekutimit të masave të sigurisë, autoritetet kanë sekuestruar:

1 kg e 75 gramë heroinë; 1 kg e 265 gramë kokainë; 685 gramë Cannabis Sativa; 1 armë zjarri pistoletë;

90 fishekë; 2 peshore elektronike; 12 automjete; 35 telefona celularë; sende të tjera të kundërligjshme.

Sipas Policisë, nga hetimet është dokumentuar se grupet e goditura shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Për të shmangur vëmendjen e shërbimeve të Policisë, në disa raste lënda narkotike dyshohet se shpërndahej përmes monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

31 persona nën masën “Arrest në burg”

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas:

G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Ndërkohë, gjatë fazës hetimore janë ndaluar edhe 7 persona të tjerë: K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Policia bën me dije se 14 personat e tjerë të identifikuar si pjesë e këtyre grupeve janë shpallur në kërkim. Për shkak se hetimi vijon, autoritetet nuk kanë bërë publike të dhënat e tyre.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin
Next Article Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?