By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

admin
Last updated: 27/09/2026 22:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 27 shtator argument.mk/ – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë një tubimi në Çellopek është promovuar kandidatura e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Në mesazhin e tij, Ahmeti ka theksuar se Bërvenica meriton udhëheqje më të mirë dhe se qytetarët e saj meritojnë që drejtimi t’i besohet një njeriu vendas që i njeh nga afër hallet dhe nevojat e tyre.

“Kjo nuk është çështje akrobacionesh matematikore apo pazareve politike. Është çështje e vullnetit të lirë të bërvenicasve. Ata vetë do të vendosin se kujt do t’ia besojnë drejtimin e komunës së tyre dhe unë besoj se kësaj radhe fjala e tyre do të jetë e qartë dhe e fuqishme,” u shpreh Ahmeti.

Gjithashtu, kreu i BDI-së vlerësoi se Arkin Jahiji i njeh mirë fshatrat, terrenin dhe mbi të gjitha njerëzit e kësaj ane, duke shprehur besimin se mbështetja qytetare do t’i mundësojë atij që këtë përkushtim ta shndërrojë në punë konkrete.

Në përmbyllje të njoftimit, u bë thirrje për vendimmarrje më 18 tetor, datë në të cilën qytetarët do të vulosin zgjedhjen e tyre për kryetarin e ri të komunës.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?