By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rubio: Komploti ndaj bazës ajrore britanike përfshin një aktor të huaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rubio: Komploti ndaj bazës ajrore britanike përfshin një aktor të huaj
Bota

Rubio: Komploti ndaj bazës ajrore britanike përfshin një aktor të huaj

admin
Last updated: 29/09/2026 10:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 29 shtator, argument.mk/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se komploti i dyshuar terrorist pranë bazës ajrore britanike “RAF Fairford”, në Gloucestershire, “qartazi përfshin dorën e një aktori të huaj”, por nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e tij.

Në një intervistë televizive, Rubio përmendi Iranin si një vend që ka kërcënuar hapur interesat amerikane, por nuk e akuzoi drejtpërdrejt Teheranin për incidentin.

Irani i ka mohuar kategorikisht pretendimet për përfshirje.

“RAF Fairford” përdoret edhe nga forcat amerikane dhe ka qenë e përfshirë në operacione ushtarake amerikane kundër Iranit.

Pas zbulimit të tre furgonëve pranë bazës gjatë fundjavës, autoritetet britanike arrestuan pesë shtetas britanikë nën dyshimin për vepra që lidhen me eksplozivët dhe terrorizmin.

Rreth 85 familje nga zona përreth u evakuuan përkohësisht.

Banorët u lejuan të ktheheshin të hënën, ndërsa një kordon sigurie mbeti rreth automjeteve, pasi ekipet kundër terrorizmit vazhduan hetimet.

Sipas informacioneve të deritanishme, materiali i gjetur nuk rezultoi të ishte eksploziv funksional, ndërsa hetimi vazhdon.

Pesë të dyshuarit u liruan me garanci policore dhe kushte të rrepta, por mbeten nën hetim.

Ata janë britanikë të moshës 23 deri në 25 vjeç, nga zona të ndryshme të Londrës.

Autoritetet theksuan se lirimi nuk nënkupton përfundimin e hetimit apo heqjen e dyshimeve.

Rubio tha se SHBA është duke bashkëpunuar me autoritetet britanike dhe e cilësoi ngjarjen si një situatë shumë serioze.

Ai shtoi se ka elemente që lidhen me kërcënimet e Iranit ndaj interesave amerikane në mbarë botën, duke paralajmëruar se çdo sulm apo përpjekje për sulm ndaj tyre do të kishte pasoja.

Nga ana britanike, drejtuesi i  forcës së kundër terrorit , Laurence Taylor, tha se policia po shqyrton “çdo kënd të mundshëm” të hetimit.

Ai pranoi se po shqyrtohet edhe mundësia që pas incidentit të qëndrojnë persona që veprojnë si ndërmjetës ose përfaqësues të një shteti të huaj.

Taylor theksoi gjithashtu se autoritetet janë të vetëdijshme për kontekstin aktual gjeopolitik, por nuk kanë arritur ende në një përfundim mbi përgjegjësinë e ndonjë shteti.

Ambasada iraniane në Londër e ka dënuar si të pabazuara dhe dashakeqe spekulimet për përfshirjen e Iranit.

You Might Also Like

Japonia heq pjesërisht sanksionet ndaj Sirisë, sinjal mbështetjeje për qeverinë e al-Sharaa

Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje

Sekretari Rutte: NATO do të forcojë mbrojtjen kundër dronëve me kosto më të ulët

Forumi Nishan shqyrton se si urtësia e lashtë mund t’u përgjigjet sfidave moderne

Lufta në Iran i ka kushtuar konsumatorëve të energjisë në BE mbi 100 miliardë euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal
Next Article Hollande paralajmëron rikthimin në garën për Elizeun: Vetëm nëse ekziston një mundësi reale për të fituar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?