By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lauren Sánchez u shfaq me dekolte të theksuar në Shtëpinë e Bardhë: “Paraja nuk e blen stilin”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Lauren Sánchez u shfaq me dekolte të theksuar në Shtëpinë e Bardhë: “Paraja nuk e blen stilin”
Showbizz

Lauren Sánchez u shfaq me dekolte të theksuar në Shtëpinë e Bardhë: “Paraja nuk e blen stilin”

admin
Last updated: 29/09/2026 11:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Veshja elegante, por e guximshme, nxiti reagime të shumta në rrjete, ndërsa një pjesë e komentuesve e konsideruan të papërshtatshme për rastin

Edhe një paraqitje e Lauren Sánchez është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale. Kritikët e modës në platformën X nuk e kursyen zgjedhjen e saj për një mbrëmje gala në Shtëpinë e Bardhë.

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez së fundmi morën pjesë në një darkë gala në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping. Vëmendjen e publikut e tërhoqi pikërisht Lauren, e cila edhe këtë herë nxiti komente të shumta për veshjen e saj.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi, të ngushtë pas trupit dhe me supe të zbuluara. Bëhej fjalë për një krijim të shtëpisë së modës Alexander McQueen, me prerje “mermaid”, që vinte dukshëm në pah dekoltenë.

Fustani ishte realizuar në një stil minimalist, pa shumë detaje dekorative, çka e zhvendoste vëmendjen te silueta dhe pjesa e sipërme e veshjes.

 Foto: Mega

Veshja e theksonte figurën e saj, ndërsa stilin e kishte kompletuar me një varëse dhe vathë me diamante.

Megjithatë, zgjedhja e saj nuk u prit mirë nga të gjithë. Një pjesë e përdoruesve në X e konsideruan veshjen “të papërshtatshme për një darkë shtetërore”, ndërsa disa të tjerë komentuan se “paraja nuk mund ta blejë stilin”.

“Pak dinjitet, për hir të Zotit. Kjo është një darkë shtetërore dhe ti je 56 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Ajo e pëlqen shumë ta vërë dekoltenë në plan të parë”.

Por pati edhe nga ata që kësaj here e mbrojtën zgjedhjen e saj.

“Ky fustan në fakt është mjaft konservator krahasuar me disa nga paraqitjet e saj të mëparshme”, shkroi një komentues.

“Unë mendoj se kësaj here ka zgjedhur një fustan mjaft të mirë”, shtoi një tjetër.

 Foto: Mega

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora i bashkohet thirrjes për protestën e 1 tetorit

Pas vendimit të gjykatës, Jozi reagon përmes një postimi: Ka një diell që më shoqëron kudo

Befason Gresa Gashi: Kam humbur rreth 10 mijë ndjekës pas postimeve për UÇK-në

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

Brikena dhe Mateo bëjnë hapin e ri, familjes së tyre i bashkohet një anëtar i ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sharon Stone i kërkon llogari Sydney Sweeney-t: Nuk mund t’i nënvlerësojmë sportet e grave
Next Article Maran lë jashtë disa emra për duelin ndaj San Marinos, rikthehet vetëm mesfushori i Serie A
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?