By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë: Integrimi evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë: Integrimi evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët
Maqedoni

Sali në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë: Integrimi evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët

admin
Last updated: 29/09/2026 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropë, integrim dhe familje, Klaudia Bauer.

Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të sjellë përfitime të dukshme për qytetarët edhe para anëtarësimit. Ai vendosi theks të veçantë te të rinjtë dhe nevoja për më shumë mundësi për arsim, trajnim profesional, praktikë, kërkim dhe shkëmbim me partnerët evropianë.

“Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, theksoi Sali.

Duke folur për integrimin gradual, ministri përmendi lehtësimin e tregtisë përmes Korridoreve të Gjelbra, pjesëmarrjen në SEPA dhe bashkëpunimin digjital si shembuj të përfitimeve konkrete që afrimi me Bashkimin Evropian mund t’u sjellë qytetarëve dhe kompanive. Ai theksoi se pjesëmarrja më e gjerë në programet, politikat dhe tregun unik të BE-së duhet të bazohet në kritere të qarta, reforma të zbatuara dhe respektim të sundimit të ligjit.

Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj reformave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, ai bëri thirrje që procesi i zgjerimit të mbetet i drejtë dhe i parashikueshëm, ndërsa përparimi i arritur i vendeve kandidate të vlerësohet sipas kritereve objektive evropiane.

Në fund, ministri Sali i falënderoi Austrinë për organizimin e konferencës dhe për mbështetjen e vazhdueshme të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re
Next Article Peleshi pret delegacionin e Bundestagut: Turizmi, sektor me potencial për zgjerimin e bashkëpunimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?