By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
Kosovë

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

admin
Last updated: 29/09/2026 22:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator argument.mk/ – Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, duke kundërshtuar vendimin e shpallur më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protestuesit po kërkojnë reagim dhe veprime konkrete nga institucionet e Kosovës lidhur me aktgjykimin, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Në protestë janë parë qytetarë me pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa kërkesa kryesore mbetet kundërshtimi i aktgjykimit dhe reagimi institucional ndaj tij.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë paralajmëruar ankesa ndaj vendimit.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e lidhur këtë kërkesë me zhvillimet e fundit në Hagë dhe nevojën, sipas saj, për mbështetje më të madhe institucionale ndaj të akuzuarve dhe të dënuarve.

Protestat në Prishtinë kanë vazhduar për disa net me radhë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do ta mbajnë presionin publik deri në ndërmarrjen e hapave konkretë nga institucionet e vendit.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë
Next Article INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?