By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë
Shqipëri

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

admin
Last updated: 29/09/2026 21:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator argument.mk/ – Me thirrjet “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, ka vijuar marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën” dhe “Ju erdhi fundi” kanë qenë disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike, duke kërkuar ndryshime të thella në mënyrën e qeverisjes dhe në institucionet e vendit. Në fokus të protestës kanë qenë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesa që institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe të ndjekin penalisht zyrtarët ndaj të cilëve ka dyshime apo procedime.

Gjatë marshimit, protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK-ut që të veprojë sa më shpejt ndaj zyrtarëve që ata i akuzojnë për korrupsion. Mesazhi i përcjellë prej tyre është se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa dhe pa ndikime politike.

Protesta vijon prej 122 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ata kanë deklaruar se revolta do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e paraqitur protestën si një përballje jo vetëm me qeverinë aktuale, por edhe me atë që e konsiderojnë si “klasën e vjetër politike”.

Marshimi në kryeqytet është shoqëruar me thirrje dhe slogane të njëpasnjëshme, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës pas tubimit përpara Kryeministrisë.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Hapen 3 aeroporte të reja? – Rama në Bruksel: Vlora dhe një sezonal në jug, riaktivizojmë Kukësin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm
Next Article “Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?