By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit
Kosovë

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

admin
Last updated: 01/10/2026 10:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur fushatën “Tetori Rozë”, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe nevojën për mbështetje institucionale për gratë e prekura nga kjo sëmundje. Ajo ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.

Në hapjen e fushatës, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka vlerësuar se institucionet duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të grave, duke siguruar mjete për kujdesin shëndetësor dhe trajtimin e tyre.

“Fushatën “Tetori Rozë” po e hapim këtë vit pikërisht këtu, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në këtë shtëpi miratohen ligjet, por po ashtu edhe ndahet paraja publike. Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që e meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që atyre ju duhet. Vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, secili rast ka hyrë në jetën e dikujt që deri atëherë kishte shqetësime të tjera. Në punë, në shtëpi, plane të pambaruara, për të ardhmen. Papritur, shumëçka është dashur të presë. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, që nga viti 2023 mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike, po nga ai vit edhe rikonstruksioni i gjirit ofrohte pa kosto dhe pa listë pritjeje”, tha ajo.

Haxhiu ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra në vitet e fundit në fushën e trajtimit të kancerit të gjirit, përfshirë sigurimin e aparaturës “Sentinel” në vitin 2024 dhe rritjen e buxhetit për barnat onkologjike nga tetë në 22 milionë euro.

“Në vitin 2024 është siguruar aparatura “Sentinel”, e cila ndihmon në identifikimin e nyjave limfatike që duhen vlerësuar dhe mundëson raste të përshtatshme shmangien e ndërhyrjeve më të gjera në to. Ndërkohë, buxheti për barnat onkologjike është rritur nga 8 milionë në 22 milionë euro. Tani, kësaj pune po i shtohet edhe plani i veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, i hartuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë me përfshirjen e tri niveleve të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të tij parashihet funksionalizimi i kabineteve radiologjike nëpër komuna, bashkë me 8 mamografë të rinj statikë digjitalë”, tha ajo.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Mbi 53 për qind e rasteve të kancerit të gjirit u diagnostikuan në fazat e hershme
Next Article Hoxhaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?