By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndeshja Konyaspor – Palestinë u ndal në minutën 89:59: “Do të vazhdojë kur Palestina të jetë e lirë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ndeshja Konyaspor – Palestinë u ndal në minutën 89:59: “Do të vazhdojë kur Palestina të jetë e lirë”
Sport

Ndeshja Konyaspor – Palestinë u ndal në minutën 89:59: “Do të vazhdojë kur Palestina të jetë e lirë”

admin
Last updated: 01/10/2026 11:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Konyaspori dhe Kombëtarja e Palestinës kanë barazuar 2-2 në një ndeshje miqësore solidariteti të zhvilluar të mërkurën në Konya, ku mijëra tifozë e shndërruan stadiumin në një skenë të fuqishme mbështetjeje për Palestinën.

Sfida u zhvillua në stadiumin “Konya Metropolitan Municipality” nën moton “Shtëpia jonë është shtëpia juaj”, ndërsa tifozët e Konyasporit shpalosën mesazhe në mbështetje të popullit palestinez dhe për situatën humanitare në Gaza.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët realizuan një koreografi të madhe me mesazhin: “Ju heshtni kur fëmijët flenë, jo kur vdesin”.

Në tribuna u shfaqën edhe mesazhe të tjera që shprehnin solidaritet me palestinezët dhe dënonin veprimet e Izraelit në Gaza.

Një nga momentet më simbolike të mbrëmjes ndodhi në minutën e 10-të dhe 14-të sekondë, kur dritat e stadiumit u fikën në kujtim të 1,014 pjesëtarëve të komunitetit sportiv palestinez, të cilët, sipas raportimeve të cituara nga organizatorët, janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023.

Në kuadër të homazhit, në fushë u hodhën edhe konfeti dhe lodra, duke i dhënë një tjetër dimension emocional kësaj ndeshjeje.

Por sfida nuk përfundoi në mënyrën tradicionale. Ndeshja u ndërpre në minutën 89:59, ndërsa përmes sistemit të stadiumit u dha njoftimi se ajo ishte “shtyrë deri në çlirimin e Palestinës”.

You Might Also Like

Odegaard në skuadrën e Norvegjisë për Uellsin, pavarësisht shqetësimit në kyç

Një tjetër goditje për Ronaldon, Portugalia menjëherë ia dorëzoi një lojtari tjetër fanellën me numër 7

Klopp çmendet kur i kërkohet të komentojë për faktin që “ekipi i tij nuk ishte mjaftueshëm i bardhë dhe gjerman”

Felix dëshiron rikthimin te Barcelona si lojtar i lirë

Zbardhen detajet e largimit të Ronaldos: Jesus dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ITALI – Hyn në fuqi mbulimi i fytyrës dhe kuota për nxënësit e huaj në shkolla
Next Article Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Pejë, u kapën me 1 kg marihuanë në veturë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?