By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ITALI – Hyn në fuqi mbulimi i fytyrës dhe kuota për nxënësit e huaj në shkolla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > ITALI – Hyn në fuqi mbulimi i fytyrës dhe kuota për nxënësit e huaj në shkolla
Bota

ITALI – Hyn në fuqi mbulimi i fytyrës dhe kuota për nxënësit e huaj në shkolla

admin
Last updated: 01/10/2026 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Romë, 01 tetor, argument.mk/ – Një ndalim i mbulimit të fytyrës ka hyrë në fuqi në të gjitha shkollat në Itali, pasi presidenti Sergio Mattarella nënshkroi dekretin e nxjerrë nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, njoftoi  zyra e presidentit.

Nga viti shkollor 2027–2028, do të zbatohet gjithashtu një kuotë prej 30% në klasat e vitit të parë të të gjitha niveleve të arsimit për fëmijët e huaj që nuk kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës italiane.

Kuota do të zbatohet për fëmijët që nuk kanë shtetësi italianem që nuk kanë lindur në Itali dhe ata që nuk kanë ndjekur një kopsht italian për të paktën dy vjet.

Në arsimin e mesëm, nxënësit duhet të kenë ndjekur shkollat italiane për të paktën tre vjet që të përjashtohen nga kjo kuotë.

Sipas dekretit, fytyrat e nxënësve duhet të mbeten të identifikueshme, duke ndaluar në praktikë mbulesat islame që mbulojnë të gjithë fytyrën, si burka dhe nikabi.

Masat janë miratuar përmes një dekreti emergjent dhe tani duhet të miratohen nga Parlamenti brenda 60 ditësh, në të kundërt, ato humbasin fuqinë.

Prindërit që kanë vështirësi të konsiderueshme me gjuhën italiane mund të detyrohen gjithashtu të ndjekin kurse të gjuhës italiane, nëse vështirësitë në komunikim pengojnë marrëdhëniet me shkollën e fëmijës.

Kryeministrja Meloni i kishte njoftuar këto masa në fillim të shtatorit, përpara se kabineti të miratonte dekretin pak më vonë.

Meloni drejton që prej vitit 2022 një koalicion trepartiak të përbërë nga parti të krahut të djathtë dhe konservatore.

Ajo zhvilloi fushatën e saj zgjedhore të suksesshme duke premtuar një politikë më të ashpër ndaj migracionit.

Partia e saj, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), vazhdon të kryesojë sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të pritshme vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, koalicioni qeverisës është përballur së fundmi me presion nga partia e sapoformuar National Future, e drejtuar nga ish-gjenerali Roberto Vannacci, e cila kërkon një politikë edhe më të ashpër ndaj migracionit.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë nënkupton modeli me një njësi zgjedhore për shqiptarët në RMV?
Next Article Ndeshja Konyaspor – Palestinë u ndal në minutën 89:59: “Do të vazhdojë kur Palestina të jetë e lirë”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?