By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrjet portalesh të rreme nën hetim, ANB bastis shtëpinë e një shtetasi të Maqedonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Rrjet portalesh të rreme nën hetim, ANB bastis shtëpinë e një shtetasi të Maqedonisë
KronikaMaqedoni

Rrjet portalesh të rreme nën hetim, ANB bastis shtëpinë e një shtetasi të Maqedonisë

admin
Last updated: 01/10/2026 11:47
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB), në koordinim me MPB-në dhe Prokurorinë Publike, ka ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të dyshuar propagandistik që, sipas autoriteteve, vepronte për interesa të huaja dhe shpërndante dezinformata përmes portaleve të rreme.

Më 18 shtator është kryer bastisje në shtëpinë e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se është i lidhur me faktorë të huaj që qëndrojnë pas një rrjeti portalesh të integruara në hapësirën mediatike të vendit. Gjatë kontrollit janë sekuestruar materiale që po i nënshtrohen ekspertizës.

Personi dyshohet për disa vepra penale, mes tyre nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, zbulim të sekretit zyrtar dhe shpërndarje të materialeve raciste e ksenofobike përmes sistemeve kompjuterike.

Sipas ANB-së, rrjeti përdorte portale të klonuara me domene maqedonase për të shpërndarë lajme të rreme dhe dezinformata dhe për të ndryshuar narrativat rreth ngjarjeve aktuale. Agjencia pretendon se aktivitetet ishin në funksion të interesave ruse dhe synonin, ndër të tjera, minimin e besimit në institucione dhe nxitjen e tensioneve etnike e kombëtare.

ANB njoftoi se do të vazhdojë aktivitetet për zbulimin dhe parandalimin e rrjeteve propagandistike që, sipas saj, lidhen me struktura politike proruse në rajon.

You Might Also Like

Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?

“Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit

MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4

Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira

Daut Memishi: Fëmijët e Komunës së Tearcës nisin rrugëtimin në çerdhen “Foleja”, së shpejti hapja solemne

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbardhen detajet e largimit të Ronaldos: Jesus dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport
Next Article Ndalohet një shtetas i Afganistanit në Maqedoni, kapet me marihuanë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?