By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë
Maqedoni

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

admin
Last updated: 01/10/2026 13:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik.

Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, “nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo”.

Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. “Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë”, u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.

Duke iu referuar emrit që mban universiteti, Meidani kujtoi se Nënë Tereza lindi pikërisht në Shkup, në një familje shqiptare. “Ajo nuk pati ushtri. Nuk pati pasuri. Nuk pati pushtet. Pati një jetë, të cilën ia kushtoi të tjerëve”, tha ai, duke shtuar se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është gjuha në të cilën sot shumë studentë mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën.

Ambasadori citoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për t’u kujtuar studentëve se privilegji sjell përgjegjësi: “Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët”.

Një vend të veçantë në fjalim zuri përpjekja e këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët. Sipas ambasadorit, ata kërkuan të drejtën e tyre “me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet”, sepse e dinë se një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar. Ai e lidhi këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE dhe me deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.

Meidani përshkroi vizionin e tij për një Maqedoni të Veriut ku studentët shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët, projektet dhe ambicien, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë, përfshirë derën e sallës së gjyqit, dhe ku Shkupi e Tirana do të ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian. “Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim në këtë rrugë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë”, u shpreh ai.

Në mbyllje, ambasadori i ftoi studentët ta shohin botën dhe të mësojnë prej saj, pa harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre. Duke lënë të kuptohet se misioni i tij mund ta çojë së shpejti drejt Tiranës apo Prishtinës, ai tha: “Kudo që të jem, jam dhe do të jem me ju”./koha.mk

You Might Also Like

Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?

“Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit

MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4

Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira

Daut Memishi: Fëmijët e Komunës së Tearcës nisin rrugëtimin në çerdhen “Foleja”, së shpejti hapja solemne

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Roberto Vergori merr komandën e KFOR-it më 14 tetor
Next Article Momenti kur Jacob Elordi “u bërtet” paparacëve gjatë shëtitjes në Paris me Kendall Jenner
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?