By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisin provat e mbrojtjes në rastin “Puls”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nisin provat e mbrojtjes në rastin “Puls”
Maqedoni

Nisin provat e mbrojtjes në rastin “Puls”

admin
Last updated: 01/10/2026 14:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE
Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Pas muajsh dëgjimi të dëshmitarëve dhe prezantimit të provave nga Prokuroria, në gjykimin për tragjedinë në “Puls” nis faza e provave të propozuara nga mbrojtja e të akuzuarve. Por, fillimi i kësaj faze u shoqërua me reagime të ashpra nga familjarët e viktimave, të cilët thonë se dëshmitë e mbrojtjes nuk mund ta ndryshojnë atë që, sipas tyre, ka ndodhur para dhe gjatë tragjedisë. Prindërit e të rinjve që humbën jetën në zjarr kërkuan që mbrojtja të mos përpiqet ta zhvendosë përgjegjësinë dhe të mos e manipulojë opinionin publik.  Aleksandar Naunov, babai i viktimës Nadica Naunova, tha se familjarët presin që mbrojtja të përgjigjet për një sërë çështjesh që, sipas tyre, janë thelbësore për rastin.
“Kush do të dëshmojë se objekti kishte rikategorizim të ligjshëm, parking të vetin dhe i plotësonte kushtet minimale teknike? Kush do të dëshmojë se licenca për sallon qilimash vlente për diskotekë? Dhe kush do ta arsyetojë mosveprimin e komunës dhe institucioneve që e zhytën Koçanin në zi?”, – u shpreh prindi i viktimës, Aleksandar Naunov.
Edhe prokurori Darko Jakimovski reagoi ndaj pretendimeve të mbrojtjes, duke theksuar se të akuzuarit nuk ngarkohen që e kanë shkaktuar drejtpërdrejt zjarrin, por për mosveprime dhe lëshime. Në këtë fazë të procedurës, mbrojtja ka propozuar gjithsej 244 dëshmitarë, të cilët duhet të dëgjohen në vazhdim të gjykimit.
Nga ana e Prokurorisë deri tani janë paraqitur 1.390 prova materiale, ndërsa janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë. Në rastin për zjarrin në diskotekën “Puls” janë të akuzuar 34 persona dhe tri kompani. Tragjedia ndodhi më 16 mars 2025, gjatë koncertit të grupit “DNK”. Si pasojë e zjarrit humbën jetën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 u lënduan.

You Might Also Like

Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?

“Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit

MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4

Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira

Daut Memishi: Fëmijët e Komunës së Tearcës nisin rrugëtimin në çerdhen “Foleja”, së shpejti hapja solemne

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti pret në takim Ursula von der Leyen
Next Article Kryetari i Kuvendit mbajti fjalim para studentëve të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Evropës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?