By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale
Kosovë

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

admin
Last updated: 01/10/2026 15:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Ajo ka vlerësuar reagimin e matur të institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, duke bërë thirrje për respektimin e mandatit të institucioneve gjyqësore, raporton Ekonomia Online.

Gjatë deklarimit të saj, Von der Leyen ka rikujtuar represionin dhe krizën humanitare të vitit 1999, ndërsa ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Viti 1999 është i ngulitur në kujtesën kolektive të Evropës: represioni i dhunshëm, kriza humanitare dhe vuajtjet që ka përjetuar populli juaj”, tha ajo.

Ajo ka përmendur ndihmën financiare dhe mbështetjen e BE-së për rindërtimin, zhvillimin ekonomik dhe reformat në Kosovë.

“Bashkimi Evropian ka qëndruar pranë jush që nga ajo kohë. Ne kemi qenë partneri juaj më i fuqishëm dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare. Kemi mbështetur rindërtimin, zhvillimin ekonomik, reformat dhe ndërtimin e një Kosove moderne e demokratike, një Kosovë, e ardhmja e së cilës është në Bashkimin tonë Evropian”, tha ajo.

Duke folur për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, von der Leyen ka theksuar se të akuzuarit kanë të drejtë ankese, ndërsa ka kërkuar respektimin e vendimeve të institucioneve të pavarura gjyqësore.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të forta. E vlerësoj reagimin tuaj të matur, si dhe atë të liderëve të tjerë politikë, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim është nxjerrë nga institucione të pavarura gjyqësore dhe mandati i tyre duhet të respektohet plotësisht. Të akuzuarit tani kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se aktgjykimi nuk e vë në gjykim rezistencën e Kosovës, por ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Po ashtu, ka bërë thirrje që kujtimi i viktimave nga të gjitha komunitetet të jetë pjesë e rrugëtimit drejt pajtimit.

“Por, një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Rezistenca e Kosovës nuk ishte në gjykim dhe ne duhet ta nderojmë kujtimin e të gjitha viktimave, nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Kujtimi i tyre duhet të mbetet pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pajtimit dhe një të ardhmeje të përbashkët.

Kjo më çon te pika ime e dytë: rëndësia thelbësore e stabilitetit institucional. Është formuar një Kuvend dhe një Qeveri e re. Kjo është pozitive”, tha ajo.

Në vijim, presidentja e Komisionit Evropian ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur.

“Hapi i radhës është zgjedhja e presidentit dhe, gjatë javëve dhe ditëve të fundit, kemi parë se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur. Ju duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje tjetër: i reformave, rritjes ekonomike dhe përparimit në rrugën tuaj evropiane. Kjo më çon te pika ime e tretë: e ardhmja evropiane e Kosovës. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris: besoj fuqishëm në të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha ajo.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pret në takim Ursula von der Leyen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit
Next Article Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?