By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Financave: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin e Komunës së Prishtinës për bllokimin e buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ministria e Financave: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin e Komunës së Prishtinës për bllokimin e buxhetit
Kosovë

Ministria e Financave: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin e Komunës së Prishtinës për bllokimin e buxhetit

admin
Last updated: 02/10/2026 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin nga Prokuroria lidhur me kallëzimin penal të bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, me pretendimin se buxheti i komunës ishte bllokuar nga Ministria.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria ka thënë se kallëzimi penal është hedhur poshtë, duke vlerësuar se kjo dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës kanë qenë të pabazuara.

“Ministria e Financave ka pranuar njoftimin nga prokuroria se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës me pretendimin e pabazë se Ministria e Financave kishte bllokuar buxhetin e komunës”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë, “kjo edhe njëherë e dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës ishin të pavërteta, dhe se stafi i Ministrisë së Financave çdoherë vepron në përputhje me ligjin”.

Ministria ka rikujtuar se Komuna e Prishtinës kishte dorëzuar me vonesë buxhetin për vitin 2025, disa muaj pas afatit ligjor dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi.

“Rikujtojmë për publikun se Komuna e Prishtinës ishte vonuar në dorëzimin e buxhetit të vitit 2025, duke e dorëzuar me disa muaj vonesë përtej afatit ligjor, dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo vonesë kishte rezultuar në mos-përfshirjen e buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit, duke pamundësuar alokimin dhe shfrytëzimin e plotë të tij.

Në këtë kontekst, Ministria pretendon se udhëheqësia e Komunës së Prishtinës kishte ngritur akuza ndaj stafit të saj për bllokim të qëllimshëm të buxhetit dhe për këtë kishte dorëzuar edhe kallëzim penal.

“Ministria e Financave mirëpret epilogun e kësaj çështjeje që vërteton se akuzat ndaj stafit të Ministrisë ishin të pabaza, dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin që të vazhdojë punën profesionale”, thuhet në fund të njoftimit.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen
Next Article “Nuk ndihem fajtor”, Zidane përballet me Italinë 20 vjet pas incidentit me Materazzin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?